• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulimi nga STOP: Infeksion prej 6 vjetësh, 7-vjeçari rezulton me HIV pas shtrimit në QSUT

by Aalison Pearse Stevens
29/06/2016 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, mbrëmjen e sotme ka sjellë një tjetër denoncim rrënqethës.

Bëhet fjalë për një fëmijë të vogël, i cili para 6 vjetësh është infektuar me HIV/AIDS, në Spitalin Pediatrik. Asnjë prej prindërve të fëmijës nuk është bartës i sëmundjes, kjo e vërtetuar edhe nga analizat e kryera, ku të dy kanë rezultuar negativë.

Nëna e djalit, i cili sot është në moshën 7 – vjeçare, tregon se ajo e ka shtruar të birin në moshën 1 – vjeç pranë Spitalin Infektiv në QSUT me ftohje dhe pas 3 vitesh ka zbuluar se ai ishte infektuar. Nëna thekson se ai nuk ka kryer as transfuzion gjaku dhe as ndërhyrje.

Për kameran e “STOP”, ajo ka treguar të gjithë historinë, të cilën, për të mbrojtur djalin e saj nuk kanë dashur ta bëjë publike. Ajo shprehet se nuk dëshiron t’i mëshojë mënyrës sesi i vogli është infektuar me këtë sëmundje, por arsyeja përse ajo iu drejtua emisionit është fakti se prej 6 muajsh mungon ilaçi Nevirapin, jetësor për të voglin.

“Jam një qytetare nga Tirana dhe kam ardhur të tregoj historinë e djalit tim 7 – vjeçar, i cili është infektuar me HIV/AIDS, e ka të fituar. Filloi kur ishte në moshën 1 – vjeçare, me një të ftohtë. Unë e shtrova në spitalin Pedriatik tek Infektivi. E mbajta aty 8 ditë, pastaj e nxorra dhe pas 2 javësh filluan problemet, temperaturë e me radhë. Çdo një muaj unë e shtroja në spital. Pas 3 vitesh zbuluam që ishte me HIV/AIDS.”

Çfarë përgjigje ju kanë dhënë në spital, tek Infektivi?

“Ata na morën si familje, na bënë të gjitha analizat. Ne dolën negativ, ndërsa djali pozitiv. Ne i thamë që nuk ka mundësi, që nuk është e vërtetë, pasi ai nuk kishte bërë asnjë ndërhyrje, asnjë transfuzion gjaku, asgjë. Në kartelë është e shkruajtur se djali im ka kryer një ndërhyrje dhe që e ka marrë aty, në mënyrë që të mbulojnë fajin.”

Ndërkohë, djali i është nënshtruar një operacioni?

“Jo. Doktoresha që e ndjek djalin e kontrolloi dhe nuk kishte asnjë ndërhyrje. Tani, problemi më i madh është që nuk ka mjekim. Prej 6 muajsh nuk ka mjekim në spital.”

Çfarë medikamenti i mungon?

“Nevirapinë, që ai duhet ta marrë patjetër, dy herë në ditë. Unë kam edhe 2 javë mjekim dhe nëse nuk ia jap ilaçin brenda 72 orëve, ai mund të përkeqësohet dhe pastaj mjekimi është i kotë që ta vazhdojë.”

Jeni interesuar përse ka mungesë të këtij medikamenti?

“Po jam interesuar. Kam shkuar tek farmacia qendrore, në spital, jam interesuar gjithandej. Asnjë nuk të jep asnjë përgjigje. Ju lutem më ndihmoni. Shpëtoni djalin tim. Vërtetë është infektuar, nuk di se ku, por rëndësi ka që unë ta mjekoj, që të jetë mirë të paktën.”

Pas denoncimit të zonjës, me anë të një shkrese që mban datën 26 Maj 2016, drejtuar Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,  programi “STOP” ngre dy pyetje:

-Prej gjashtë muajsh, medikamenti “Nevirapinë” mungon në QSUT. Kush janë arsyet e mungesës së këtij medikamenti?

-Kur do të furnizohet me këtë medikament, Framacia dhe Klinika Ambulatore pranë QSUT-së?

Përgjigja që ky institucion shëndetësor i ka sjellë me anë të shkrese zyrtare është se, pas përfundimi të procedurave të zhdoganimit dhe Kontrollit nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave, medikamenti do të jetë i disponueshëm në datë 16 Qershor 2016.

Gazetarja e “STOP” vajti pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku rezultoi se ilaçi, fatmirësisht kishte ardhur. Teksa ia dorëzoi nënës të së voglit, kjo e fundit u shpreh e lumtur që më në fund djali i saj do të mjekohet.

hiv1

“Ndjehem shumë e lumtur që fëmija mund të mjekohet, pavarësisht se ndenji kaq shumë kohë pa mjekim. Shpresoj që ai të bëhet sa më mirë”.

tvklan.al/d.i.

Next Post

Rajoy: Spanja kundër bisedimeve për Skocinë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com