Nëse po ndjeheni vazhdimisht të lodhur, arsyeja kryesore mund të jetë mungesa e vitaminës D.
Sipas një studimi mjekësor të kryer në Edinburg, vullnetarët që morën pjesë në studim u pyetën që tregonin se si ndiheshin përgjatë 20 minutave.
Dhe më pas, atyre iu kërkua që të merrnin vitaminë D rregullisht, ku pas 2 javëve u pyetën përsëri për gjendjen e tyre, se a ndjeheshin të lodhur.
Ata të cilët kishin marrë vitaminë D shfaqën nivele më të ulëta të hormonit të stresit dhe më pak lodhje, ndryshe nga ata që nuk kishin marrë vitaminë D, transmeton Gazeta Express.
Mungesa e vitaminës D është një problem shumë i zakonshëm tek njerëzit. Mënyra më e mirë për ta marrë këtë vitaminë është direkt përmes Diellit, por disa njerëz evitojnë daljen në Diell dhe e marrin vitaminën në formë pilulash.
Ndryshe, mungesa e vitaminës D është një problem i heshtur që lidhet zakonisht me rezistencën ndaj insulinës, diabetin, artritin reumatoid dhe një rrezik më të lartë të kancerit të lëkurës.