• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zbulimi” i Nokës: Rama organizoi atentat për plagosjen e Berishës, skenar për acarimin e opozitës dhe shtyrë përtej arsyes, drejt dhunës

by Java News
06/12/2022 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, mbajti mbrëmjen e kësaj të marte një konferencë për shtyp në selinë e PD-së në lidhje me sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Noka akuzoi si organizator të sulmit kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreun e AMP-së Ardi Veliu.

Sipas tij plani i qeverisë ishte që me plagosjen e liderit të opozitës të mos mbahej protesta e thirrur në ditën e Samitit BE- Ballkani Perëndimor.

Gjithashtu një qëllim tjetër sipas Nokës ishte dhe acarimi i simpatizantëve të PD-së dhe shkaktimi i dhunës gjatë protestës për ta paraqitur opozitën si një forcë antievropiane dhe të dhunshme.

“Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit.

E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:

Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot.

Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë.

dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane.

Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme.

Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë.

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore.

Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, siç e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

Me dhunën e korrupsionit ka blere votat, me dhunen e papunësisë ka përzënë shqiptaret nga shtëpitë e veta, me dhunën e varfërisë mban veten ne pushtet. Me dhunën fizike kërkon te hakmerret ndaj opozitës. Llogaritë i ka bërë gabim”, tha Noka./m.j

Next Post
VIDEO/ Portugalia ndëshkon Zvicrën, kalon në avantazh pas 17 minutave lojë: Shënon sulmuesi që la në stol Ronaldon

VIDEO/ Portugalia ndëshkon Zvicrën, kalon në avantazh pas 17 minutave lojë: Shënon sulmuesi që la në stol Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com