Grupi në Facebook “Mia Moglie”, ku postoheshin foto të grave dhe të dashurave, por jo vetëm, ushqenin urinë e 32 mijë burrave. Nga ana tjetër, faqja Phica.eu që më parë njihej si Phica.net, ishte një rrëmujë imazhesh pornografike të grave, përfshirë figura institucionale, vajza të televizionit dhe gazetare.
Ndryshimi parësor është platforma ku ofrohet përmbajtja.
“Mia Moglie” gjendet në Meta, e cila përcakton rregullat që përdoruesi duhet të ndjekë. Në këtë rast, raportimet e përdoruesve janë të dobishme që kompania të informohet për shkeljen e rregullave dhe politikave.
Por Phica.eu është një faqe interneti që me gjasë menaxhohet në serverë të huaj dhe nuk mund t’u nënshtrohet rregullave që parashtron një kompani private për përdoruesit.
Si Phica.net, e cila është adresa origjinale që u hap në vitin 2005, ashtu edhe ajo që mbaron me “.eu”, lidhen me të njëjtën platformë falë një sistemi. Pra, kur përdoruesi klikon të parën, serveri e dërgon automatikisht te adresa e re. Ky sistem përdoret edhe nga platformat e paligjshme të transmetimit kur faqja bllokohet nga qeveria.
Në rastin e Phica.eu, mund të dalin në pah krime si njollosja e imazhit dhe përdorimi i paligjshëm i fotove dhe videove me përmbajtje seksuale që quhet “pornografi hakmarrëse”. Në rastin e komenteve të rënda, mund të jetë nxitje e krimit, sidomos për postimet ku të tjerët nxiten për krime si dhuna seksuale, deri në krime për përbuzje të funksionarëve shtetërorë.