• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Zbulimi i bujshëm nga arkivat ruse: Hitleri piu helm dhe më pas u qëllua nga oficerët!

by A R
02/05/2025 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grumbull dokumentesh bombë që detajojnë vdekjen e Hitlerit është publikuar nga shërbimi i inteligjencës ruse 80 vjet më vonë.

Dokumente e zbuluara nga arkivat e FSB-së ruse hedhin dritë mbi një version tronditës të vdekjes së Adolf Hitlerit, që bie ndesh me atë që historia e ka konsideruar zyrtare deri më sot.

Depozita përfshin dhëmbët e kalbur të Hitlerit , që tregojnë prova të vetëvrasjes së tij me cianur, si dhe fotografinë e fundit të njohur të tij.

“The Sun” shkruan sipas dokumentave, të dy ndihmësit e Hitlerit ranë në duart e sovjetikëve pas luftës dhe dëshmia e tyre ishte thelbësore për Stalinin që të kuptonte ditët e fundit të Hitlerit, ndërsa regjimi i tij nazist u shemb.

Gjithashtu u deklasifikuan deklaratat origjinale dhe shënimet e marrjes në pyetje të shërbëtorit të Fyhrerit, Heinz Linge, dhe asistentit personal, Otto Günsche.

Dokumentet e deklasifikuara të Bashkimit Sovjetik pretendojnë se Adolf Hitleri u qëllua për vdekje nga një oficer i SS pasi udhëheqësi nazist urdhëroi ekzekutimin e tij.

Sipas dëshmisë së Gjeneral-Lejtnant Hans Rattenhuber, kreut të sigurisë personale të Hitlerit, “Fyhreri” i kishte kërkuar shërbëtorit të tij Heinz Linge ta qëllonte me armë pas gëlltitjes së helmit, duke dyshuar në efektin e tij për shkak të trajtimeve mjekësore të shumta që kishte marrë më parë.

“Linge e qëlloi Hitlerin”, tha Rattenhuber për zyrtarët sovjetikë, sipas dokumenteve.

Megjithatë, kjo dëshmi bie ndesh me versionin e njohur publikisht, ku Linge vetë ka dëshmuar se Hitleri kreu vetëvrasje me armë në bunkerin e tij, së bashku me partneren Eva Braun, për të shmangur kapjen nga sovjetikët.

Dokumentet e zbuluara përfshijnë edhe pamje rrëqethëse, përfshirë fotografi të dhëmbëve të kalbur të Hitlerit që u përdorën për identifikimin e trupit të djegur.

Gjithashtu, përfshihen detaje të fundit për veshjet që Hitleri dhe Braun kishin veshur ditën e vetëvrasjes, si dhe një analizë të motiveve të Hitlerit për t’i dhënë fund jetës.

Ai tha: “Dëshmi rreth arsyeve të Hitlerit për t’i marrë jetën vetes – ai besonte se ishte krejtësisht e pakuptimtë të vazhdonte luftën.”

Një tjetër pjesë e dokumenteve tregon metodat që sovjetikët përdorën për të nxjerrë dëshmi nga bashkëpunëtorët e Hitlerit pas luftës.

Otto Günsche, asistenti personal i Hitlerit, u transferua në Moskë ku autoritetet përdorën një taktikë psikologjike për ta bindur të fliste: ata vendosën në qelinë e tij një tjetër i burgosur, koloneli gjerman Remlinger, i cili kishte për detyrë ta bindte Günschen se me vdekjen e Hitlerit, betimi i besnikërisë ndaj tij nuk kishte më vlerë.

Sipas një raporti të shkruar nga Remlinger, kjo metodë funksionoi: “Ngjarjet në Gjermani, sidomos vetëvrasja e Hitlerit, e çliruan Günsche nga betimi ndaj tij.

Ai kuptoi se regjimi kishte rënë dhe e kaluara duhej trajtuar tashmë si pjesë e historisë.”

Në dokumentacionin e FSB-së përfshihet edhe raporti zyrtar i autopsisë, ku thuhet se më 5 maj 1945, trupat sovjetike gjetën trupin e djegur të një burri dhe një gruaje pranë hyrjes së bunkerit në Kancelarinë e Rajhut.

Analizat mjeko-ligjore përfunduan më 8 maj, duke konfirmuar identitetin e Hitlerit përmes dhëmbëve dhe përshkrimeve fizike.

Në 30 prill u bënë 80 vjet që nga vdekja e fajtorit kryesor të luftës më të përgjakshme në historinë e njerëzimit .

Linge iu përgjigj një pyetjeje të udhëheqjes sovjetike pasi ata sulmuan Berlinin – nëse ishte një sozi që kishte vdekur në bunker, dhe nëse Hitleri i vërtetë ishte arratisur.

Një shënim i përkthyer në rusisht thotë: “Një sozi e Hitlerit nuk mund të kishte kryer vetëvrasje sepse: 1) Hitleri nuk kishte sozi. 2) Ishte e pamundur të largoheshe nga ambientet pa u parë, pasi kishte vetëm një dalje nga dhoma. 30.12.45. Linge Heinz.”

Pavarësisht versioneve kontradiktore, dokumentet e publikuara shtojnë më shumë mister rreth vdekjes së një prej figurave më të errëta të historisë moderne, duke ndezur sërish një debat që zgjat prej dekadash: a u vetëvra vërtet Adolf Hitleri, apo u vra në momentet e fundit të jetës së tij?

Next Post
Videolajm/ Berisha ‘ngec’ edhe në Valencia në samitin e PPE

VIDEO / ‘Mazzotti, Mazzatti, Mazzetti’ Berisha bëhet ‘lëmsh’ me mbiemrin e deputetes italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

Shtyrja e seancës paraprake, Meta tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë

March 6, 2026
Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

Shpalli zgjedhjet e parakohshme, Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

March 6, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

March 6, 2026
Gjysmëzgjidhjet e përhershme e tallëse në PD

Kultura e konfliktit

March 6, 2026
Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

Izraeli shkatërron me 100 bomba bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar

March 6, 2026
Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

Rreziku i një kërcënimi të mundshëm nga Irani, Greqia ofron mburojë antibalistike për Bullgarinë

March 6, 2026
Betimi i shtatë ministrave të rinj para Presidentit Begaj, Berisha: Ceremonia më qesharake e 35 viteve të fundit

Betimi i shtatë ministrave të rinj para Presidentit Begaj, Berisha: Ceremonia më qesharake e 35 viteve të fundit

March 6, 2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy anëtarë të fisit Gjuta

Plagosja e 18-vjeçares në hotel/ Ishin në kërkim nga policia, arrestohen dy anëtarë të fisit Gjuta

March 6, 2026
Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Fshehu kufomën/ Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

March 6, 2026
Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

Natë “ferri” në Teheran e Beirut, bombardime masive nga ana e ushtrisë izraelite

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In