• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulimet e komisionit, si u zhdukën dokumentet e privatizimit të OSSH para rotacionit të 2013-ës

by A R
12/01/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rëndohen pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrethit të tij politik në raport me privatizimin abuziv të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), privatizim i cili ka prodhuar një dëm financiar prej 414 milionë eurosh.

Komisioni hetimor për çështjen ‘CEZ”, përpos të tjerave, ka konstatuar se, një pjesë e rëndësishme e dokumentacionit të shitjes së 76 për qind të aksioneve të OSSH tek CEZ, është zhdukur para dorëzimit të pushtetit në shtator të 2013, me qëllim për të mbuluar gjurmët e abuzimeve shkruan Shqiptarja.com.

Burime pranë komisionit hetimor thanë për Shqiptarja.com se, në operacionin e zhdukjes së dokumentacionit për procedurat e privatizimit të OSSH kanë marrë pjesë të gjitha institucionet e përfshira në procesin e privatizimit.

Por, nga hetimet e deritanishme, rezulton se, rolin kryesor e ka luajtur Kryeministria, me në krye ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe Enti Rregullator i Energjisë. Në kuadër të verifikimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të OSSH, komisioni hetimor ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet e përfshira në proces.

Sipas burimeve, informacioni i dërguar nga institucionet në komision ka qenë i mangët, për shkak se ish-kryeministri dhe ish-ministrat e larguar nga pushteti në 2013, kanë zhdukur një pjesë të dokumentacioni, para se të braktisin zyrat. Më shumë se sa dokumentacioni i mbetur, janë dëshmitë ata të cilat po hedhin dritë mbi përmasat e skandalit të privatizimit të OSSH.

Dosja e dytë
Në vlerësimin e anëtarëve të komisionit hetimor, përfaqësues të Partisë Socialiste, zhdukja e dokumentacionit, sidomos nga stafi i ish-kryeministrit Sali Berisha, përbën vepër penale. Megjithatë, komisioni nuk ka marrë ende një vendim për të vënë në lëvizje Prokurorinë. Besimi tek kjo e fundit është minimal, për shkak se prokuroria sapo ka mbyllur dosjen për skandalin në fjalë. Gjithsesi, gjetjet e komisionit për çështjen e zhdukjes së dokumentacioni do të përmblidhen në një dosje më vete, e cila sipas gjasave mund të referohet tek organet e reja antikorrupsion.

Dokumentacioni i mbetur
Ministria e Energjetikës dhe Kryeministria kanë vënë në dispozicion të komisionit hetimor çdo dokumentacion të nevojshëm, i cili ka mbetur nga operacioni i pastrimit të dokumenteve nga qeveria paraardhëse. Kështu, Ministria e Energjisë, Ministria së Ekonomisë dhe Enti Rregullator i Energjisë kanë vënë në dispozicion të komisionit mbi 50 dokumente, të cilat hedhin deri diku dritë mbi prapaskenat e privatizimit. Po ashtu, Kryeministria ka vënë në dispozicion të komisionit hetimor procesverbalet e mbledhjeve të qeverisë, kur janë miratuar vendime dhe kur është diskutuar mbi shitjen e OSSH tek CEZ./a.m.

Next Post
Ministrat e Trump fillojnë të “çmontojnë” premtimet e tij

Ministrat e Trump fillojnë të “çmontojnë” premtimet e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Komunistë që keni marrë peng opozitën”, Kokalari nuk i ndahet Nokës: Berisha nuk është i djathtë…

March 20, 2026
“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In