• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zbrazet” Kuvendi kur raporton kreu i KLSH-së, Berisha: Bravo të qoftë Damian që qëndrove, ku i ke ministrat pastor

by Os De
06/11/2025 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar ashpër qeveritarët, duke theksuar se ata përdorin taksat e qytetarëve, pasuritë publike dhe pronat e shtetit për përfitime personale. “Ministrat ia mbathin një nga një. Ku janë? Këtu ishin. Bravo Damian që qëndrove! Ta them hapur: ky shtet ka një turp. Ata që duhet të ishin këtu për të komentuar janë të njëjtët që kanë administruar për 12 vjet 670 miliardë lekë taksa të shqiptarëve dhe pasuritë publike,” deklaroi Berisha. 

Ai falenderoi kryetarin e KLSH për vazhdimin e detyrës në kushte të vështira për të mbrojtur interesat jetike të qytetarëve. Berisha theksoi se në vetëm 9 muaj janë vjedhur dhe shpërdoruar rreth 900 milionë euro përmes prokurimeve publike. 

Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama se ka përdorur tendera dhe kontrata për përfitime personale, duke rritur çmimin e sterilizimeve 54 herë, ndërsa përshkroi një sjellje të papërgjegjshme dhe të nxituar në menaxhimin e fondeve publike. 

“Fotografia në raste të caktuara flet më shumë se vëllimet. Të dashur qytetarë dhe qytetare, shikoni se si ia mbathën si minj njëri pas tjetrit, braktisën sallën të gjithë mëkatarët, përveç dy-treve që rrinë kokulur në këtë sallë.
Ky është një akt i pashembullt, kur kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, raporton para këtij parlamenti për t’u informuar ju se si qeveria, qeveritarët, qëndrorë dhe vendorë, përdorin paratë e taksave tuaja, përdorin pronat publike të shtetit, përdorin pasuritë e vendit. Ministrat ia mbathin një nga një.
Ku i ke pastor?
Ku janë? Këtu ishin. Bravo të qoftë Damian që qëndrove.
Po, ta them unë haptas. Por ky është një turp. Sepse të parët që duhet të ishin këtu, të parët që duhet të merrnin fjalën, të parët që duhet të komentonin ishin ata që kanë administruar në 12 vjet, 67 miliardë para të taksapaguesve shqiptarë.
Ata që kanë administruar mbi 100 miliardë prona publike, pasuri publike të qytetarëve shqiptarë.
Ku janë? Shiheni qytetarë. Ja ku janë. Një akt vetëakuzë. Një akt pranimi të të gjithë vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.”, tha ai. 

Next Post
Aksident i rëndë në Torino / Autobusi me 50 nxënës përplaset me “BMW” 20 të plagosur, humb jetën..  

Aksident i rëndë në Torino / Autobusi me 50 nxënës përplaset me “BMW” 20 të plagosur, humb jetën..  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In