• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbrazen shkollat, 134 mijë nxënës e studentë më pak si pasojë e plakjes dhe emigracionit

by Java News
03/08/2018 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plakja e popullsisë dhe rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.

Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona. Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.

Rënie ka të të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë).

Sipas raportit të INSTAT,   Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin zyrtar 650.153 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,8 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Pjesëmarrja në të gjitha nivelet arsimore (numri i nxënësve / studentëve të regjistruar në një nivel të caktuar të arsimit, pavarësisht nga mosha, e shprehur si përqindje e popullsisë në moshë shkollore, që sipas ligjit korrespondon me të njëjtin nivel të arsimit), është 82,8 %.

Arsimi Parauniversitar

Në vitin shkollor 2017-2018 morën pjesë në arsimin parauniversitar 520.759 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,9 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grupmoshës që i përket arsimit parauniversitar.

Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë gjithsej në arsimin parashkollor 81.026 fëmijë. Në këtë nivel arsimor morën pjesë 80,3 % e popullsisë së kësaj grupmoshe, duke shënuar një ulje prej 1,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin paraardhës. Raporti i Regjistrimeve Neto (numri gjithsej i nxënësve sipas grup moshës teorike për një nivel të caktuar të arsimit të regjistruar në atë nivel, i shprehur si përqindje e popullsisë në atë grup moshë) për fëmijët në kopshte është 76,3 %.

Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin 9-vjeçar 319.671 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, në të dy ciklet e arsimit 9-vjeçar. Pjesëmarrja në këtë nivel, me një tregues të regjistrimit bruto 100,7 % tregon rritje prej 0,3 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës. Të regjistruarit e grupmoshës 6-14 vjeç, përbëjnë 96,5 % të të regjistruarve në arsimin 9 vjeçar, me rritje prej 4,2 pikë përqindje nga viti shkollor 2016-2017.

Në vitin shkollor 2017-2018, u regjistruan 92,7 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar në institucionet e arsimit publik dhe 7,3 %  në privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat zënë 47,4 %.

Indeksi i barazisë gjinore (i llogaritur mbi Raportin e regjistrimeve bruto), është 0,97 dhe tregon se pjesëmarrja ndërmjet vajzave dhe djemve në këtë nivel është e pabarabartë.

Në vitin 2017-2018, pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e mesëm është 93,9 %, duke shënuar një rritje prej 0,8 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë. Pjesën më të madhe të nxënësve në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit prej 79,4 %.

Në vitin shkollor 2017-2018, arsimi publik përfshin 88,4 % të nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.

Në vitin shkollor 2017-2018, mësuesit e arsimit 9-vjeçar janë 24.790, ndër të cilët 73,9 % e tyre janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 17,8 dhe në atë privat është 15,0. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 10,1 dhe në atë privat 7,7.

Numri i  mësuesve në arsimin e mesëm është 8.941 prej të cilëve 66,2 % janë gra.  Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 13,8 në arsimin publik dhe 8,7 në atë privat.

Arsimi i lartë

Në vitin akademik 2017-2018, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 129.394 studentë, duke shënuar një ulje prej 7,3 % krahasuar me 2016-2017. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2017-2018, morën pjesë 77.899 femra studente, ose 60,2 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë në programet bachelor 85.234 studentë. Vlerësohet se gjatë vitit akademik 2016-2017, rreth 25 mijë studentë shqiptarë, studiojnë në vende të ndryshme të botës. Studentët që morën pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 81,9 % të numrit total të studentëve. Për këtë vit, raporti i regjistrimit bruto në arsimin e lartë është 54,0 %, duke shënuar një ulje prej 2,0 pikë përqindje në krahasim me 2016-2017.

Next Post
Thaçi e pohon: Nga dialogu me Serbinë nuk fitohet 100 për qind

BE i frikësohet përplasjes Kosovë-Serbi, apeli i Mogherinit: Mos krijoni tensione!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: Mund të ketë rikompozim të qeverisë “Rama“

January 14, 2026
Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

Rodríguez premton lirimin e të burgosurve të ndaluar gjatë drejtimit të Maduros: Venezuela në një epokë të re politike

January 14, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: SHBA dhe BE nuk e japin dritën jeshile për rëzimin e qeverisë nëse nuk…

January 14, 2026
FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

FOTO/ Digjen posterat e Khameneit, rikthehet Princi Pahlavi, bota “zien” nga protestat për Iranin

January 14, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha nuk e rrëzon dot Ramën, as me grevë urie, as me 200 veta në shesh”

January 14, 2026
Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit

January 14, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

“Do dal me platformë konkrete”, Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

January 14, 2026
Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

Pas mbylljes për shkak të ortekëve, rruga e Thethit hapet për qarkullim/ ARRSH: Kufizim provizor në mesditë

January 14, 2026
Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

January 14, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In