• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Mund të ketë rikompozim të qeverisë “Rama“

by Os De
14/01/2026 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se kërkesa e opozitës për një qeveri teknike është e pavend, pasi sipas tij, “qeveria aktuale është e tillë në thelb“.

I ftuar në emisionin “Trialog” të gazetares Alba Alishani në RTSH, Vangjeli argumentoi se Kryeministri Edi Rama e ka zhveshur kabinetin nga figurat politike prej vitesh.

“Nuk është qeveria e sotme një qeveri politike, por është thellësisht teknike,” u shpreh Vangjeli. Ai solli në vëmendje largimet e vitit 2017 dhe pastrimin final të vitit 2019, kur sipas tij, “u largua i fundit që kishte mbetur në PS me stof politik”. Për këtë arsye, ai e cilëson kërkesën e opozitës si të pavend: “Nuk mund të kërkosh një gjë që e ke.”

Pavarësisht se qeveria gëzon numrat në parlament, Vangjeli paralajmëroi lëvizje.

“Mund të ketë rikompozim të qeverisë shumë shpejt. Nëse nuk është ende plan, është një nevojë,” theksoi ai. Sipas analistit, kjo diktohet nga përballja me drejtësinë dhe presioni publik, pasi shoqëria, ndonëse nuk po mbështet opozitën, po refuzon segmente të caktuara të ekzekutivit.

Vangjeli e mbylli analizën duke ndarë krizën në dy plane: “qeveria mund të jetë në krizë morale, por është larg krizës politike që i rrezikon numrat“.

Next Post
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm

November 2, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

November 2, 2026
VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

November 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

“Java nis me reshje, më pas diell dhe ftohtë”, meteorologia: Ja kur temperaturat do të ulen nën zero

November 2, 2026
Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In