Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ deklaroi se në platformën MATRIX janë përdorues emra futbollistësh nga emra të fortësh të botës së krimit.
“E veçanta është se në MATRIX përdoren me telefona të veçantë, që prodhohen në Maltë. Blerja e tyre bëhet me kripto-monedha.
Aktivizimi vjen pasi është kryer pagesa. Është telefon i koduar. Janë përdorur jo vetëm për mesazhe, por edhe për video. Arrestimet janë bërë mbi bazën e një Task Force nga Belgjika, Hollanda, Italia etj.
Është një 53 vjeçar lituanez pronar i fshehtë i saj. Nëse flitet më shumë në shqip në MATRIX nuk mund ta them sepse s’kam informacion. Ky është një operacion në zhvillim i sipër.
Mendohet se janë 8 mijë përdorues të kësaj platforme. Është kryesisht për përdorim në Evropën Jugore. Kanë përdorur emra të njohur futbollistësh. Është përdorur nga grupe të fuqishme kriminale. Këtu duhet të jenë edhe të fortë, personazhe të njohur të botës së krimit.”, tha Softa.
/a.r