• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Zbërthimi’ i Bashës rihapi debatin në PD për ndëshkimin e Berishës nga SHBA

by
26/11/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

“Zbërthimi” i Lulzim Bashës mbrëmë në Open, i cili zbardhi të gjithë dinamikën e bisedimeve në PD pas ndëshkimit të Sali Berishës nga SHBA, ka shkaktuar realisht një orientim të ri të debatit brenda opozitës.

Një debat që në fakt është thelbësor, e meriton të trajtohet me një seriozitet të rëndësishëm.

Pas deklaratës së Bashës, ndodhi edhe “debate” absurd në televizionin e Berishës, ku mbështetës të tij publikë, thanë se “Departamenti Amerikan” po reflekton.

Se deri tani, lufta është bërë kryesisht nga vet ëish-kryetari i PD-së, i cili ka thënë se e kanë ndëshkuar se ka ndërhyrë Edi Rama dhe George Soros.

Vetëm pak kohë më parë, Kongresit Amerikan i ka shkuar një listë e gjatë e të gjithë zyrtarëve të ndëshkuar sipas Nenit 7032(C), ku përfshihen zyrtarë nga Europa, Afrika, Azia, si dhe Amerika Latine.

Në nivelin e Sali Berishës, pra zyrtar të lashtë dhe jetëgjatë në pushtet bie sy Daniel Ortega, një politikan nga Nikaragua, i cili ka ardhur në pushtet me grusht shteti që në 1979 e më pas rierdhi në vitin 2007.

Ortega, ndryshe nga Berisha, përveç damkës non grata nga Departamenti i Shtetit është ndëshkuar edhe me sanksione të rëndësishme ekonomike, prej Departamentit të Thesarit. Akt që përbën hapin e dytë që qeveria Amerikane ka zbatuar me zyrtarët që janë ndëshkuar me sanksionet sipas nenit 7031(C).

Edhe Ortega, si Berisha ka mjaft ngjashmëri në përshkrimin e sanksioneve prej qeverisë Amerikane: Për korrupsion të rëndësishëm, minim të demokracisë dhe minim të drejtësisë.

Për të gjithë këto zyrtarë, Departamenti i Shteit ka ndjekur të njëjtën procedurë, e cila është pikë për pikë sipas ligjeve të SHBA-së. E ku kanë pasur një komunikim me çdo hallkë institucionale në vend, për këtë çështje.

Siç është natyrisht edhe komunikimi i Sekretarit Blinken me kongresmenin Lee Zeldin, i cili kërkoi që në qershor një sqarim më të hollësishëm mbi Sali Berishën.

Më 22 qershor, u publikua edhe një letër e Sekretarit të Shtetin me Kongresmenin Zeeldin për çështjen e Sali Berishës.

Letër, në të cilin Zeldin e thotë qartë se për çështjen e korrupsionit Departamenti i Shtetit, ka vlerësuar aktet që Sali berisha ka kryer kur ka qenë Kryeministër i Shqipërisë.

E si referencë për materialet që Departamenti ka përdorur, Sekretari theksonte në letrën e tij se “Informacioni i besueshëm mund të përfshijë të gjitha informacionet burimore të deklasifikuara ose jo, duke përfshirë raportimin e besueshëm të medias, raportimin e shoqërisë civile, raportimin e Departamentit dhe ndërinstitucional, informacionin e qeverisë së huaj dhe çdo burim tjetër informacioni që konsiderohet i besueshëm nga Departamenti”.

Pra, është krejt e qartë se bëhet fjalë për ato burime që nga DASH konsiderohen të besueshme. Mediat, në këtë rast janë të përfshira dhe jo ekskluzive, e këtu futet pikërisht thelbi i natyrës së SHBA, që shtypin e konsideron një shtyllë të rëndësishme të zhvillimeve në një vend.

Por natyrisht artikujt, janë indicie që më pas ndiqen e marrin verifikimet e duhura. E në këtë rast, ne kemi për Sali Berishën, jo vetëm shkrime nga media shqiptare, ku TemA ka qenë ndër të parat, por edhe shtypin Amerikan me në krye The New York Times, që shkroi për korrupsioni që solli katastrofën e Gërdecit.

Logjika se Departamenti i Shtetit do të “reflektojë” për Sali Berishën si Mehmet Shehu në autokritikën e tij, që Enveri i kërkoi të thellohet, është më shumë se një naivitet.

Ky është një vendim i rëndë, mjaft i komplikuar politikisht që ka dhe do të ketë konseguenca politike për PD-në, E cila do të duhet të mbajë një qëndrim real politik për këtë çështje.

Teza, se SHBA ka negocuar edhe me tipa që i ka shpallur Non Grata, ku përmendet më pas Milorad Dodik, është një skandal në vete, pasi e krahason jo thjesht Sali Berishën me Dodikun, por edhe Shqipërinë me Republika Srbska.

Të diskutosh, e të jesh aleat është një koncept politik krejt i kundërt. SHBA siç e dimë, ka negocuar edhe me Kim Jong Un që e konsideron një diktator që jo vetëm shtyp popullin e tij, por edhe rrezikon paqen në rajon edhe në botë.

Negociata me këto politikanë zhvillohen vetëm për aspekte teknike, për çështje të arritjes së një marrëveshje apo për një paqe, por nuk kemi të bëjmë me bisedime ndërmjet partnerësh.

Shqipëria, më shumë se partner, është aleat i SHBA-së, është vend anëtar i NATO-s. E në këtë kontekst, marrëdhënia është më e thellë se dypalëshe, është e thellë dhe konfidente.

Ndaj dhe Shqipëria si pasojë e kësaj marrëdhënie e ka për detyrë të konsiderojë qëndrimet e vendimet e SHBA. Kjo nuk ndodh vetëm me ne ku SHBA ka një marrëdhënie special, por edhe me aleatët e tjera të NATO-s në rajon, si Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bullgaria, Rumania etj.

Pak kohë më parë, pak pas Berishës DASH ndëshkoi disa politikanë të lartë të partisë në pushtet në Bullgari, Të gjithë këta të ndëshkuar, sot janë jashtë politikës bullgare, askush nuk i mori në mbrojtje dhe është rrekur të justifikojë e konspirojë rreth këtyre vendimeve.

Ndaj PD është e detyruar të flasë për shpalljen e Sali Berishës Non Grata. Gjithë këto kohë kemi dëgjuar vetëm Berishën, mbrëmë foli Lulzim Basha. E sipas gjasave debate do të vazhdojë, mbrëmë sapo nisi…

Next Post
Bashkëpunimi me Bashën për datën e Kuvendit të PD? Berisha: Askush s’mund të ndryshojë rendin e ditës! Njoh vetëm Palokën

Berisha: Lulzim, je për në qeli në Uashington dhe në Tiranë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In