• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbërthehet trafikanti që u kap me 6 kg heroinë: Porosia që më dhanë në Elbasan

by Java News
26/05/2017 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapja e 6 kilogramëve heroinë në portin e Barit në Itali pasi kaluan nga Shqipëria, është bërë shkak për nisjen e hetimeve në të dyja vendet. Policia italiane në Portin e Barit zbuloi lëndën narkotike, e cila po transportohej nga një shtetas shqiptar i identifikuar deri tani me inicialet A. T. Bllokimi i drogës që arriti në Itali, me një makinë që kaloi nga Durrësi, është bërë shkak për nisjen e hetimeve në lidhje me ngjarjen.

Hetuesit kanë thënë se automjeti është skanuar me pajisjet përkatëse në dalje nga porti i Durrësit, por lënda narkotike nuk është zbuluar. Ky është dhe momenti kryesor e kyç i hetimit, pasi është e pashpjegueshme se si heroina u zbulua në Itali ndërsa në Durrës nuk u konstatua, edhe pse verifikimi u bë me pajisjet e specializuara kufitare.

Droga është gjetur në një automjet “Volkswagen”, i cili ishte nisur nga Durrësi në orën 23:00 të së dielës me tragetin DurrësBari. Automjeti ka kaluar pikat e kontrollit në portin e Durrësit dhe është imbarkuar në traget, por në mëngjes droga është zbuluar gjatë kontrollit nga policia italiane.

Pavarësisht kapjes së lëndës narkotike në portin e Barit, policia shqiptare nuk dha asnjë njoftim në lidhje me ngjarjen. Megjithatë, mësohet se ky rast u përcoll me shqetësim nga strukturat e Policisë në Tiranë, ku është dhënë urdhër që ngjarja të verifikohet dhe të nxirren të gjitha përgjegjësitë.

Vetëm gjatë periudhës shkurt-mars 2017 nga porti i Durrësit rezulton të kenë kaluar në Itali ngarkesa mbi 10 tonë kanabis, të cilat nuk janë zbuluar dhe nuk janë penguar në asnjë rast.

HETIMET

Pas kapjes në portin e Barit me sasinë e heroinës, shtetasi që drejtonte automjetin është arrestuar në flagrancë. Ai më pas u mor në pyetje në polici në lidhje me ngjarjen. Mësohet se gjatë dëshmisë së tij, i arrestuari ka pohuar para hetuesve të policisë italiane se e kishte marrë drogën në qytetin e Elbasanit.

Shtetasi shqiptar ka thënë se detyra e tij ishte ta dërgonte “mallin” deri në Itali dhe më pas nuk dinte çfarë do të ndodhte, pasi është kapur nga policia. Për këtë rast pritet që autoritetet policore shqiptare dhe prokuroria të komunikojnë me palën italianë për të sqaruar rrethanat e kalimit të lëndës narkotike nga Shqipëria nëpërmjet portit të vendit tonë.

Burimet nga hetimi thanë se telefonat celularë të shqiptarit të arrestuar po ekzaminohen për të zbardhur gjithë kontaktet e tij. Po kështu është duke u verifikuar pronësia e automjetit në të cilin ishte fshehur lënda narkotike.

Nga ana tjetër, pritet që i arrestuari me akuzën e trafikut të drogës të merret në pyetje përsëri në lidhje me mënyrën se si ka arritur të kalojë në portin e Durrësit. Hetime pritet të zhvillohen edhe në Elbasan, ku i arrestuari ka thënë se mori lëndën narkotike./panorama

ma.me

Next Post
Dhëndërri i Presidentit Trump do të hetohet nga FBI-ja për lidhjet me Rusinë

Dhëndërri i Presidentit Trump do të hetohet nga FBI-ja për lidhjet me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In