• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbërthehet ‘plani’, si tentuan të arratisen Çekaj dhe Pjetri nga ‘313-a’

by
08/08/2021 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje dalin në dritë nga tentativa e arratisjes në burgun e sigurisë së lartë në Tiranë ‘313’.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Burgjeve, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri e kanë organizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tentativën e arratisjes. Ata kanë shfrytëzuar situatën e stisur nga një i paraburgosur tjetër, i cili ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë duke prerë damarët e dorës.

Menjëherë gardianët kanë shkuar për t’i ofruar ndihmën e parë të paraburgosurit, ndërsa Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në zonën e ajrimit, kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë tentuar të arratisen. Gjatë kësaj tentative, ata kanë goditur një prej policëve që i pikasi dhe dha alarmin për atë çka po ndodhte.

“Situata në IEVP 313 është nën kontroll, ndërsa të tre të paraburgosurit janë vendosur në izolim duke qënë nën rregjimin e mbikqyrjes së vecantë sipas nenit 68 të ligjit “Për trajtimin dhe të drejtat e të burgosurve”. Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi I vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

 

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Burgjeve:

Sot rreth orës 15.15 në IEVP Jordan Misja, Tiranë, forcat policore të burgjeve kanë parandaluar një tentativë për arratisje të dy të paraburgosurve që ndodhen në këtë institucion, Arbër Cekaj dhe Fatmir Pjetri.

Nga verifikimi paraprak I kryer nga DPB dhe SHKBB, rezulton se dy të paraburgosurit e kanë organizuar tentativën për arratisje në bashkëpunim me njëri tjetrin. Dyshohet që tentativës para arratisjes I ka paraprirë një incident I kryer nga një I paraburgosur tjetër I cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmëndjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Të paraburgosurit kanë tentuar që të kryjenë arratisjen gjatë orarit të ajrimit, të cilët janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut 313, të cilët kanë marrë masat e duhura të menjëhershme për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë dy të paraburgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, I cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Situata në IEVP 313 është nën kontroll, ndërsa të tre të paraburgosurit janë vendosur në izolim duke qënë nën rregjimin e mbikqyrjes së vecantë sipas nenit 68 të ligjit “Për trajtimin dhe të drejtat e të burgosurve”.

Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor nga SHKBB në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po kryejnë hetimin e thelluar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj brenda dhe jashtë institucionit. Pas hetimit materialet do ti vihen në dispozicion prokurorisë.

Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi I vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.

Është urdhëruar në të njëjtën kohë rivlerësimi I kushteve të sigurisë në tërësi të institucionit 313 si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

/b.h

Next Post

'Policia patriotike', si një fashizëm që vjen nga Kosova e Albin Kurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In