Instituti i Shëndetit Publik u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ISHP shkruan se ku është një realitet i ri që duhet të përshtatemi dhe të mbrohemi nga infektimi.
Rregullat që të gjithë duhet t’i respektojnë janë, distanca, maska në ambiente e mbyllura dhe kujdesi maksimal me higjienën.
“Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me COVID-19 Në normalitetin e ri duhet të:
️
️Mbani distancë mbi 1 metër;
Vendosni maskë në ambientet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet;
Kujdeseni për higjienën, lani sa më shpesh duart.
Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë veten dhe miqtë tanë”, shkruan ISHP.











