• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhja e vendimit të GJK, avokati i Veliajt: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit për masën e sigurisë

by A R
01/07/2026 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim.

Ndreca tha se Gjykata Kushtetuese konfirmoi problemin kryesor që, sipas tij, ishte i pranishëm që në vendimin për masën e sigurisë ndaj Veliajt: mungesën e testit të proporcionalitetit.
Sipas tij, gjykatat kishin analizuar vetëm interesin publik për mbrojtjen e hetimit, por kishin lënë jashtë vlerësimit një tjetër interes kushtetues, të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë.

“Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pikërisht këtë”, u shpreh Ndreca.

Ndreca shtoi se përgjegjësia tashmë kalon te Gjykata e Lartë, e cila duhet të zbatojë pa vonesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Drejtësia mund të vonojë, por standardet kushtetuese nuk e humbasin vlerën e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush këmbëngul që ato të zbatohen”, deklaroi Plarent Ndreca.

Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës:

Më shumë se një vit më parë, kur nuk isha ende avokat i Erion Veliajt, por thjesht deputet i Kuvendit dhe një vëzhgues i jashtëm i çështjes, deklarova publikisht në “Now” me Erla Mëhilli, se problemi kryesor kushtetues që lexohej në vendimin e masës së sigurisë ishte mungesa e testit të proporcionalitetit.

Thashë se gjykata kishte analizuar vetëm njërin interes publik – mbrojtjen e hetimit nga çdo ndikim – por kishte lënë jashtë analizës interesin tjetër po aq kushtetues: të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë.

Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pikërisht këtë.

Standardi kushtetues nuk ndryshoi gjatë këtyre 16 muajve. Vetëm njohja e tij vonoi. Dhe kjo vonesë pati një kosto reale: për qytetarët e Tiranës, për institucionin e Bashkisë, për ushtrimin normal të mandatit demokratik dhe për të drejtat individuale të Erion Veliajt.

Tani përgjegjësia kalon te Gjykata e Lartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet pa vonesë. Çdo ditë e panevojshme shtesë zgjat një situatë që vetë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është shqyrtuar sipas standardeve kushtetuese.

Drejtësia mund të vonojë por standartet kushtetuese nuk e humbasin vlerën e tyre. Ato mbeten aty, derisa dikush këmbëngul që ato të zbatohen.

Next Post
Kushtetuesja e ktheu “Veliajn” në GJL, gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun

Kushtetuesja e ktheu "Veliajn" në GJL, gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun

Comments 1

  1. leka says:
    3 months ago

    Kur gjykata Kushtetuese si organi superior i sistemit te drejtesisemerr nje vendim te tille te drejte qe shkallet e meparshme deri ne gjykaten e larte kane shkelje te propocionalitetit ne masen e sigurise se Veliajt a ka pergjegjesi administrative per gjykatesit qe e kane vendosur ke te mase ?! A duhet te veproj ILD mbi keta prokurir a gjykates qe nuk zbatojne ligjin sic duhet !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com