Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në një parcelë hashashi në fshatin Ninsh të Mallakastrës, ku gjeti vdekjen një i ri dhe u plagosën dy të tjerë.
Policia njoftojn se kanë ndaluar tre persona të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ata janë Artur dhe Gentjan Pashaj dhe Ermal Caushaj.
Sipas policisë, shkak i ngjarjes së rëndë është bërë bima narkotike. Të tre këta shtetas janë përpjekur të vjedhin bimët narkotike, por gjatë vjedhjes janë përballur me tre të rinjtë që e ruanin parcelën.
Ata kanë hapur zjarr në drejtim të tyre duke lënë të vdekur Alfons Dautajn dhe duke plagosur Riza Feizajn dhe Mariglen Luarin. Këtyre dy të fundit, Policia e Fierit u komunikoi masën e arrestit me akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike”.