• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

by E S
03/08/2026 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia greke ka zbardhur vrasjen e 38-vjeçares britanike Elizabeth Ross, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një godinë të braktisur në zonën e Kypselit, në Athinë. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 26-vjeçar afgan, ndaj të cilit është ngritur akuzë për vrasje me dashje, grabitje dhe shkelje të ligjit për armët.

Sipas hetuesve, i dyshuari ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se kishte gjetur gruan të vdekur dhe, “për të mos u përfshirë”, vendosi trupin e saj në valixhe. Ai dyshohet se më pas ka përdorur kartat bankare të viktimës dhe ka kryer tërheqje parash në vlerën rreth 10 mijë euro.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një armë imitim (replikë pistolete) dhe një thikë.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se i riu dyshohet se ka tentuar të krijojë një skenar të rremë për të çorientuar autoritetet.

Pas vrasjes, ai mbylli telefonin e viktimës dhe përdori një numër tjetër për të dërguar mesazhe personave të afërt të 38-vjeçares, bashkëshortes së tij, madje edhe vetes, duke pretenduar se ishte “xhihadist” dhe se e kishte vrarë gruan për arsye fetare.

Sipas hetuesve, qëllimi i këtyre mesazheve ishte që përgjegjësia të drejtohej te një person i panjohur dhe ngjarja të merrte një tjetër drejtim. Megjithatë, analiza e të dhënave telefonike, pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive çoi autoritetet te 26-vjeçari.

Si arritën hetuesit te autori

Elizabeth Ross mbërriti në Greqi më 29 qershor nga Edinburgu. Ajo ishte e angazhuar prej vitesh në veprimtari vullnetare pranë kishave dhe organizatave humanitare në vende të ndryshme dhe përshkruhej nga të afërmit si një person i qetë dhe i përkushtuar.

Nga 2 korriku, ajo qëndronte në një apartament në Athinë, çelësat e të cilit i kishin i dyshuari dhe partnerja e tij. Kontakti i fundit i sigurt me viktimën është regjistruar më 15 korrik, rreth orës 21:41, kur ajo foli në telefon me një person të afërt.

Më pas, miqtë dhe të afërmit vunë re se mesazhet që vinin nga telefoni i saj kishin ndryshuar stil dhe mënyrë shkrimi, duke ngritur dyshime se pajisja po përdorej nga një person tjetër.

Më 19 korrik, telefoni i viktimës u aktivizua në zonën e Arahovës. Sipas analizës së të dhënave telefonike dhe pamjeve filmike, në të njëjtën zonë ndodheshin edhe i dyshuari, bashkëshortja dhe fëmija i tyre.

Një element i rëndësishëm për hetimin ishin edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Mbrëmjen e 16 korrikut, i dyshuari është filmuar duke mbërritur me makinë pranë apartamentit dhe më pas duke u larguar me një valixhe të madhe.

Pak më vonë, rreth orës 22:43, ai është kapur nga kamerat duke lëvizur në këmbë, duke transportuar valixhen ku ndodhej trupi i viktimës, si dhe një qese blu. Rreth 13 minuta më pas, ai është larguar nga zona pa valixhen dhe pa qesen, duke mbajtur vetëm një çantë shpine.

Dyshimet e partneres së të arrestuarit

Një rol të rëndësishëm në hetim pati edhe dëshmia e bashkëshortes së të dyshuarit. Ajo deklaroi se filloi të dyshonte për përfshirjen e tij pasi më 30 korrik u bë identifikimi zyrtar i viktimës.

Ajo u largua nga banesa së bashku me foshnjën e saj dhe u vendos në hotel. Sipas dosjes hetimore, i dyshuari i kishte dhënë asaj 2 550 euro dhe, një ditë pas zhdukjes së britanikes, i kishte dhuruar edhe një telefon të ri iPhone 17 Pro. Gruaja i dorëzoi paratë dhe telefonin te autoritetet, duke dyshuar se ato ishin pasuri e viktimës.

Hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të krimit, ndërsa 26-vjeçari pritet të përballet me drejtësinë.

Next Post
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com