• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet vendimi skandaloz i gjyqtares Joana Qeleshi që tjetërsoi truallin në Lalëz

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë muaj pas vendimit që i hoqi pronësinë në bregdetin e Lalzit të 45.000 m2 katror shtetit për t’ia dhënë qytetarit Pal Secuni nga fshati Draç dhe pse më parë Shteti kishte një kontratë qiraje me Omnix Albania për të investuar në ndërtimin e Resortit turistik, Report Tv zbardh ekskluzivisht vendimin e gjyqtares Joana Qeleshi.

Nga ky vendim rezulton se pronësinë e truallit Pal Seçuni e ka fituar me 11 dëshmitarë dhe shpenzime gjyqësore në vlerën e 135.300 lekëve si dhe një ndërtim Kioskë përdorur si bar restorant në muajt e verës.

Ky vendim prej 7 faqesh e ka zanafillën e tij më 21 Korrik 2015 kohë në të cilën Pal Seçuni paraqet në gjykatë një kërkesë padi për njohjen e pronësisë.

Në kërkesën padinë e tij Pal Seçuni ka paraqitur dokumentacion si trashëgimtar i Hil Seçunit, dokumentacion i vërtetuar nga gjykata më 5 mars 2010 ku Pali rezulton trashëgimtar i Hilës.

Kjo pronë thotë gjykata e ndarë në disa parcela është poseduar pa ndërprerje dhe qetësisht nga Pal Seçuni prej vitit 1990 cka plotëson kushtet e nenit 169 të Kodit Civil për t’i njohur Palit pronësinë.

Në këtë gjykim para shpalljes së vendimit më 25 Mars 2016 në gjykatën e Durrësit siç rezulton në faqen 3 të vendimit të siguruar nga Report Tv janë dëgjuar dhe dëshmitarët Ndue Gjinplaku, Bardhok Gjika, Martin Caca, Gjon Frrok Brahja, Ardjan Sabliqi, Muhamed Basha, Ilir Hoti, Veiz Muharremi, Rudin Sabli, Ilir Tonuzi dhe Latif Doda, të cilët deklaruan përpara Gjykatës mbi dijeninë e tyre për posedimin nga ana e paditësit të sipërfaqes objekt gjykimi si një sipërfaqe e trashëguar prej tij, të cilën paditësi e ka poseduar në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë që pas viteve 1990, me ndryshimin e sistemeve dhe njohjen e pronës private.

Kërkesa e paraqitur nga Secuni për njohjen e pronësisë dhe dëshmitë e bashkëfshatarëve të tij kanë bindur gjykatën për të tjetërsuar pronësinë e truallit prej 45.000 m2.

Ky truall është sekuestruar nga prokuroria e Durrësit këtë të Enjte ndërsa për herë të parë në vendimin e sekuestros akuza sqaron se palët e interesuara në këtë rast bashkia e Durrësit dhe avokatura e shtetit s’kanë marrë pjesë në gjykim, por pa shpjeguar se përse.

ma.me

Next Post
Hajrie Rondo rikthehet në skenë me “Tre dhëndurët”

Hajrie Rondo rikthehet në skenë me “Tre dhëndurët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In