• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet vendimi, si ia hodhi drejtësisë grupi i negocimit të marrëveshjes detare

by A R
04/04/2017 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet i plotë vendimi i pushimit të Hetimeve për Paktin detar mes Bashës e Bakojanis.

“Grupi i negocimit të marrëveshjes së detit të lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009, nuk ka kryer elementë të veprës penale”.

Në këtë përfundim ka dalë prokuroria e Tiranës, e cil ka urdhëruar mbylljen e hetimeve për 11 zyrtarët e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas prokurorisë në rastin konkret nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton që nuk plotësohen  elementët e anës subjektive  të veprës penale. Marrëveshja për dorëzim territori për shkak se konstatohen që bisedimet  e anëtarëve të grupit të punës janë bërë në neglizhencë të palës shqiptare për marrjen e masave parapërgatitore për marrëveshjen e delimitimit, për kryerjen e punës  kërkuese dhe përgatitore gjatë bisedimeve dhe normave juridike ndërkombëtare dhe të brendshme. Sipas prokurorisë kjo neglizhencë e grupit të punës ka pas sjellë dhe shkeljet e rënda të konstatuara më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Në këto kushte mungesa e njërit  prej elementëve të domosdoshëm e fajit ‘dashje’ si element i domosdoshëm i anës subjektive të veprës  penale në hetim sjell si pasojë  mungesën  në tërësi të veprës  penale në hetim. Nga  ana tjetër, ky fakt nuk përjashton nëpunësin konkretë për ti nënshtruar  procedimit administrativ disiplinor, për shkeljet e konstatuara.

Zyrtarët e ministrisë së Jashtme jo në pyetje
Gazeta ‘Shqiptarja.com’ zbardh të plotë vendimin e pushimit të hetimeve të prokurorisë së Tiranës që bën fjalë për  marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në përfundim të hetimeve konstatohet se prokuroria e Tiranës nuk ka arritur të pyesë një pjesë të madhe të grupit të punës, kryesisht  zyrtarë të ministrisë së punëve të jashtme, pasi këta të fundit kanë qenë me detyra diplomatike jashtë shtetit.

I vetmi që është pyetur është shtetasi me inicialet T.B. Ky i fundit në vitin 2007 është emëruar në drejtorinë e marrëdhënieve me vendet fqinje ka sqaruar se është njohur me dosjen e marrëdhënieve me Greqinë dhe me tematikën e kërkesës së palës Greke për ngritjen e një komisioni për përcaktimin e kufijve detarë ndërmjet dy vendeve. Ai sqaron në prokurori se di drejtori politike e ka trajtuar çështjen në parim dhe nuk është futur asnjëherë në elementët teknikë të kësaj çështje ai deklaron se zyrtarisht nuk ka qënë  I angazhuar për trajtimin konkret të këtyre bisedimeve. T.B, më tej ka sqaruar se deri në mesin e vitin 2008 kjo marrëveshje ka qenë në fazat fillestare të trajtimit dhe ai në fillim të korrikut është larguar nga detyra e drejtorit.

Ndërkohë zyrtarët që nuk janë pyetur nga prokuroria janë, shtetasit Ferit Hoxha ish-sekretar i përgjithshëm i MPJ aktualisht përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë OKB në New YORK,Lorena Hysi, ish-drejtoreshe e drejtorisë së traktateve dhe së drejtës ndërkombëtare, aktualisht diplomate në ambasadën e Shqipërisë Romë.

Suela.J, specialiste në drejtorinë e traktateve dhe se drejtës ndërkombëtare, aktualisht përfaqësuese e përhershme e Shqipërisë në Bruksel. Enkelena Mërkuri, ish-specialiste në drejtorinë rajonale aktualisht diplomate pranë ambasadës në Athinë. Ilir Tepelena, ish-drejtor  I drejtorisë rajonale  aktuale I dekretuar ambasador i Shqipërisë në Rumani.

Dëshmia e oficerit: Shfuqizuan ligjin për vijën bregdetare
Për llogari të këtij hetimi prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje oficerin me inicialet B.P.Ky I fundit ka sqaruar se me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu të muajit gusht të vitit 2007 është caktuar anëtar i grupit të punës për përgatitjen e kësaj  marrëveshje. Prej kësaj  periudhe e deri në shkurt të vitit 2008 ka marrë pjesë në disa mbledhje të zhvilluara në ministrinë e jashtme me grupin e punës ndër dikasterial për fazën përgatitore të negociatave.

Kjo periudhë kryesisht ka qenë e ngarkuar me përgatitjen dhe botimin  e hartës  shqip, njohja e një praktike të ngjashme me Italinë, studimin e të gjith bazës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe njohjen dhe konsulta të ndryshme me këtë problem. Në mbledhjen e fundit që ka marrë pjesë është shtruar problemi i vijës bazë për të cilën një anëtar o grupit të punës, përfaqësues i ministrisë së brendshme u shpreh se nuk kemi vijë bazë pasi ligji është ndryshuar.Oficeri B.P ka treguar në prokuror se ligji për të cilin bëhej fjalë ishte ligji me nr.8771 datë 19 prill 2001 I cili bënë fjalë  për kufirin detar dhe gabimisht është shfuqizuar së bashku me ligjin që bën fjalë për menaxhimin e kufirit detar.’’…Pa ligjin e kufirit detar nuk mund të kishte  negociata pasi është detyrim I marëveshjes së ‘Montego Bay’ ratifikuar në vitin 2003 nga shteti Shqiptar dhe përcaktohet në nenin 5 të kësaj marëveshje. Sipas deklaruesit është detyrim ligjor i organeve ligjvënëse shqiptare  për përcaktimin e vijës bazë se do të ishte e nevojshme trajtimi i pikës treshe Shqipëri-Greqi-Itali në perëndim të Karaburunit si dhe  duhet të ishte anëtar i grupit të punës Anastas Goga  si specialist më i aftë  në këtë fushë në atë kohë me detyrë kapiten i kapitenërisë së Portit Vlorë.

Zëvendësimi me Kristaq Gërvenin
“Kjo ka qenë mbledhja e fundit që unë kam marrë pjesë, më pas  në prill të vitit 2008 u njoha me një shënim të ministrit të mbrojtjes Gazmend Oketa mbi një shkresë të ministrit të jashtëm Lulzim Basha i cili detyronte Kristaq Gërvenin të vazhdonte negociatat me grupin e punës Grek në Athinë dhe mua më largonte nga grupi i punës”. Nga ky moment deklaruesi nuk është marrë më me këtë çështje./Shqiptarja/a.m.

Next Post
“Nëse partitë e mëdha janë kokainë dhe kanabis, LSI është kokainë e pastër”

SFIDA kundër shtyrjes së zgjedhjeve: Pazar politik për të zgjatur mandatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In