Policët e protestës së 11 majit do të shpërblehen me nga një pagë.
Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëmn, Ardi Veliu, është firmosur një ditë pas protestës së dhunshme ku nuk munguan edhe bombat molotov.
“Drejtorit të departamentit për Krimet e Rënda, drejtorit të departamentit për sigurinë publike dhe drejtorit te personelit të Drejtorisë Tiranë.
Të përgatisni listat për punonjësit e policisë që kanë qenë me shërbim në protestën e ditës së shtunë dhe të shpërblehen me një pagë” – shkruhet ndër të tjera në shkresë.
Nga protesta e 11 Majit mbetën të plagosur të paktën 15 policië dhe u shoqëruan dhjetëra militantë të PD-LSI. Peshën kryesore të dhunës e mbajtën efektivët e përqëndruar te Kryeministria dhe Kuvendi i Shqipërisë.
/a.rada