Kryeministri Edi Rama me ftesë të homologut francez Manuel Valls, zhvilloi sot vizitën e tij zyrtare në Paris, ku u prit në selinë e qeverisë franceze.
Të dy kryeministrat në takimin dypalësh që zgjati mbi një orë, vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes vendeve dhe shprehën vullnetin dhe angazhimin e përbashkët të dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit të në ardhmen, me fokus në fushën e shërbimeve inteligjente, drejtësisë dhe policisë.
Rama i shprehu kryeministrit francez solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare në luftën e përbashkët të vendeve kundër terrorizmit.
Nga ana e tij, homologu francez Valls vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare si një qasje pozitive për hapjen e negociatave dhe insistoi për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Bashkëpunimi në fushën e kulturës ishte një prej temave të diskutimit, ku një interes për palën pritëse paraqitën nismat shqiptare në fushën e shkëmbimeve rinore.
“Ndërkohë Franca mirëpret Konferencën e Parisit 2016, ku kërkon që Shqipëria të luajë një rol kyç. Më pas, Kryeministri Rama dhe homologu francez Valls zhvilluan një takim kokë më kokë, në kopshtet e Matinjon” – njofton Kryeministria shqiptare.