• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Xhafaj: Dështimet e tatimeve e doganave, t’mos bëhen shkak për ndryshime në kodin penal

by A R
03/12/2015 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e tij në seancën plenare, kreu i komisionit parlamentar të ligjeve, deputeti socialist Fatmir Xhafaj është treguar kritik nda administratës tatimore dhe doganore të vendit. Fatmir Xhafaj tha se dështimi i këtyre institucioneve në mbledhjen e taksave nuk mund të riparohet me ndryshime në kodin penal.

“Fakti që sot administrata tatimore dhe doganore nuk është efektive në mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve doganore, nuk do të thotë që ato të bëhen efektive duke ndryshuar masivisht apo qoftë edhe një dispozitë të vetme të Kodit Penal. Të ndryshosh Kodin Penal dhe të ndëshkojmë edhe më fortë shkelësit e ligjit penal, por të ndëshkojmë po aq ashpër edhe ata që menaxhojnë këtë sistem dhe që në rastin më të mirë me paaftësinë e tyre kanë lejuar një situatë të tillë abuzive.  Shkelësi i parë i ligjit dhe më i rrezikshmi për shoqërinë është ai që ka për detyrë kontrollin e zbatimit të ligjit”- tha kreu i komisionit të ligjeve.

Duke u treguar kritik në lidhje dhe me ndryshimet e shumta që i janë bërë këtij kodi, Xhafaj theksoi se në ligj është krijuar një amulli e madhe.

” Viti 1995 e deri sot Kodi penal shqiptar është përballur me një numër të madh ndryshimesh dhe shtesash. Ndërhyrjet e shumta që i janë bërë dhe po i bëhen Kodit Penal, vlerësohen se kanë prekur mbi 70 % të dispozitave të këtij kodi, gjë që ka shkaktuar cenim të strukturës së tij dhe të balancës së dënueshmërisë së veprave penale të parashikuara prej tij duke shtuar paragrafë mbi nënparagrafë të cilat kanë shkaktuar amulli dhe ndërprerje të vijës logjike midis shumë neneve të këtij kodi. Kjo dukuri nuk është pozitive dhe ka nevojë për reflektim. Duhet të bëjmë kujdes të madh që mos të bëjmë ligje të panevojshme që në fakt do na çojnë në dobësimin e ligjeve të nevojshme”, tha Xhafa.

 

Next Post

Berisha: Ligji kuponit stalinist, bizneset të ikin/ Braçe: Në 2009 ti burgosje biznesmenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In