• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet skena/ Si ndodhi ngjarja në Athinë? Dy nga shqiptarët e vrarë me precedentë penale në trafikun e drogës

by
03/07/2022 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me masakrën me tre të vrarë shqiptarë në Athinë. Sipas mediave greke, autoritetet thonë se prapa kësaj ngjarje të tmerrshme fshihen larjet e hesapeve për pazaret e drogës.

Protagonist i kësaj ngjarje të rëndë ishte 48-vjeçari me origjinë shqiptare, i identifikuar si Andon Tefi, i cili edhe ky humbi jetën pas përplasjes me armë me policinë.

Mësohet se Tefi ka qenë anëtari i një bandë, e cila është shkatërruar në muajin maj, ndërsa personi që ka mbetur i plagosur është kreu i bandës.

Gjithçka nisi  mbrëmjen e së shtunës, kur anëtarët e dy grupeve nga Shqipëria u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për t’u sqaruar.

Në vendngjarje kanë mbërritur një  Mercedes  me një shofere femër dhe 48-vjeçarin, një Audi me tre persona , një motor me një dhe një Polo me tre persona të tjerë.

Kur 48-vjeçari pa që kreu i bandës rivale nuk ishte i vetëm por shoqërohej nga persona të tjerë, ai nxori pistoletën dhe filloi të qëllonte. Nga të shtënat e para ka mbetur i plagosur rëndë një i ri që drejtonte një motoçikletë.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar edhe një video, ku dëgjohen krismat e armëve, por edhe të bërtiturat e disa personave.

Sakaq, janë zbardhur dëshmitë e banorëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes pas përplasjeve në Athinë ku mbetën të vdekur tre shqiptarë. Ato thanë se fillimisht menduan se ishin fishekzjarre, ndërsa më pas kanë parë efektivët te plagosur.

Mësohet se dy shqiptarët e vrarë, të cilët rezultojnë shokë me njeri tjetrin pasi të dy ndodheshin në automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë të arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë.

‘Ishim ulur jashtë dhe papritmas dëgjuam të shtëna armësh. Në fillim menduam se ishte fishekzjarre. Më pas kuptuam se çfarë ndodhi. Ne pamë një oficer policie që po çalonte dhe një tjetër që ishte i shtrirë në tokë. Kishim frikë. Disa thonë se ka grabitur një dyqan dhe teksa po kalonin policët, hapi zjarr ndaj tyre”, thotë një dëshmitar okular.

/e.d

Next Post
Shakira merr kritika, pasi shet një qafore me simbolin nazist

Shakira rrezikon burgun, ndryshon strategji mbrojtjeje pas divorcit me Pique

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë, Rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër kryetarit Erion Bani: Duhet dialog!

September 28, 2026
Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Shqipëria në 35 vite tranzicion ka pasur katër figura politike më karizmatike e popullore!

Precedenti i rotacionit “automatik” mori fund në 2009-n

September 28, 2026
“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

September 28, 2026
Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

September 28, 2026
“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

September 28, 2026
Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 28, 2026
Debati për Territorialen/ Korreshi: Po tall by*ën, reformën e bën Mazniku për zgjedhjet! Manja: Me nder qofsh! Brahimi: Kursehen para, shkojnë për investime

Debati për Territorialen/ Korreshi: Po tall by*ën, reformën e bën Mazniku për zgjedhjet! Manja: Me nder qofsh! Brahimi: Kursehen para, shkojnë për investime

September 28, 2026
Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

September 28, 2026
Balla takon Raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria në krye të vendeve aspirante për anëtarësim në BE

Balla takon Raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria në krye të vendeve aspirante për anëtarësim në BE

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com