• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet raporti për Shqipërinë, ekzistojnë shanset për negociatat me BE-në

by A R
28/12/2017 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy muaj përpara publikimit, është zbardhur progres raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë. Ndërsa vëren shanset që ka vendi ynë për hapjen e negociatave, sërish në qendër të vëmendjes janë pesë prioritetet, ku theksi vihet tek nevoja për të luftuar korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta të politikës dhe zbatimi i ligjeve të Reformës në Drejtësi.

Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga publikimi i strategjisë së zgjerimit nga Komisioni Evropian, zbulohen progres raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në progres raportin e publikuar nga organizatat e rrjetit të studimeve evropiane, thuhet se vitin e ardhshëm Shqipëria mund të ketë një mundësi të mirë për të hapur negociatat me BE-në. Përpara se kjo të ndodhë, Shqipëria duhet të jetë në gjendje të zbatojë me sukses reformën në gjyqësor, veçanërisht ri-vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përveç kësaj, vendi duhet të tregojë një rekord të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë të veçantë në nivele të larta të politikës.

Progresi në pesë prioritetet e përcaktuara nga Brukseli, përkatësisht: reforma e administratës publike, forcimi të gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjes e të drejtave të njeriut, mbetet i njëjtë. Nevojiten përpjekje shtesë për të përmirësuar procedurat e rekrutimit të nëpunësve civilë, transparencën me publikun në vendimmarrje dhe menaxhimin e financave publike. Kërkohen më shumë përpjekje, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës së drogës. Edhe reforma zgjedhore konsiderohet e dështuar pasi nuk është zbatuar asnjë nga rekomandimet të OSBE/ODIHR.

Ligji i verifikimit synon pastrimin e sistemit të drejtësisë nëpërmjet një ekzaminimi të hollësishëm të aseteve, profesionalizmit dhe lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar të të gjithëve gjyqtarëve, prokurorëve dhe kandidatëve për poste në sistemin e ri gjyqësor. Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) synon të hetojë dhe gjykojë korrupsionin dhe veprat penale të krimit të organizuar nga zyrtarët e lartë, duke përfshirë udhëheqësit politikë.

Në dhjetor të vitit 2015 u miratua Ligji i Dekriminalizimit, me qëllim ndalimin e pranisë së kriminelëve në zyrat publike. Viktimat e para, sipas raportit, janë deputeti i LSI, Shkëlqim Selami, i PDIU, Dashamir Tahiri dhe ish-Kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi. Për shkak të akuzave për korrupsion humbi mandatin deputeti socialist Koço Kokëdhima, ndërsa ish-ministri demokrat Spiro Ksera u dënua me 20 muaj burg po për korrupsion.Raporti vëren se Shqipëria vazhdon të ketë rezultate të dobëta në hetimin, identifikimin, ndjekjen penale dhe dënimin e figurave kyçe të drogës, trafikimit si dhe aktiviteteve të tjera të krimit të organizuar.

Klan Plus

Next Post
Shtetësia shqiptare Janullatosit, 5 presidentë kishin refuzuar

Meta sqaron për herë të parë: Ja pse e bëra shqiptar Janullatosin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In