• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet programi 4-vjeçar “Rama 2”, ja pikat ku do të fokusohet qeveria

by A R
10/09/2017 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi i plotë i qeverisë “Rama 2” për mandatin 2017-2021, është zbardhur mesditën e sotme nga mediat. Në program, bëhet një përmbledhje e mandatit që sapo kaloi (2013-2017) ku shkruhet: “Mandati 2013-2017 ishte mandati i jetëzimit të një ndryshimi të thellë, rrënjësor e të gjithanshëm, për të cilin qytetarët shqiptarë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, na dhanë besimin e plotë dhe njëkohësisht edhe përgjegjësinë për ta thelluar më tej dhe për ta materializuar në politika konkrete edhe të prekshme, në çdo ditë të qeverisjes sonë”.

Në programin e siguruar nga News24 , flitet për ndryshimet që pritet të sjellë qeveria në sektorë të ndryshëm si ekonomia, drejtësia, shëndetësia, turizmi e deri tek politikat e jashtme dhe integrimi europian.

Në programin 28-faqësh në fushën e drejtësisë Qeveria në 4 vitet e ardhshme do të fokusohet në këto shtylla kryesore:

• Jetësimi i reformës në drejtësi, nëpërmjet ofrimit të gjithë mbështetjes së nevojshme të realizimit të procesit të vetting-ut me sukses, si dhe në procesin e ngritjes së institucioneve të reja qeverisëse dhe drejtuese të gjyqësorit dhe të prokurorisë, të domosdoshme për zbatimin e reformës në drejtësi.

• Reformë në sistemin e hartimit të legjislacionit dhe në tërësi sistemin e kodifikimit. Do të përmirësohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale të këtij sistemi, duke ndryshuar më së pari mënyrën e rekrutimit të personelit përbërës të këtij sistemi.

• Reforma tërësore e shërbimeve publike që lidhen me drejtësinë për titujt e pronësisë duke përfshirë rregjistrimin e tyre dhe kthimin dhe kompensimin e pronave  

•Reforma e shërbimeve publike të ofruara nga profesionet e lira, (noteria, avokatia, ndërmjetësimi) do të synojë shërbime ligjore, sa më cilësore dhe profesionale për qytetarët.

Në kapitullin e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, në programin e qeverisë shkruhet:Pas reformave të rëndësishme në arsim që u kryen në mandatin e parë, në këtë mandat të dytë, qeveria angazhohet të punojë për një sistem arsimor efiçent, i cili krijon mundësi të barabarta për shkollim cilësor të të gjithë fëmijëve, pavarësisht origjinës, gjinisë,vendbanimit dhe të ardhurave, duke siguruar një forcë pjesëmarrëse dhe të përgjegjshme, në tregun e punës dhe në shoqëri.

“Pas miratimit të Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2017 – 2020, objektivi kryesor i qeverisë shqiptare vazhdon të mbetet përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit, si një parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë,” shkruhet në kapitullin e Infrastrukturës në programin e siguruar nga BalkanWeb

Qeveria “Rama 2” shkruan në program se shëndetësia do të vazhdojë të jetë një nga sektorët ku do të punohet më shumë: Nën moton “shëndet për të gjithë” ne do të vazhdojmë të promovojmë jetën e shëndetshme, duke rritur investimet në të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin për të shkuar kështu drejt shëndetësisë falas. Nën moton “më shumë vite jetës dhe më shumë shëndet viteve” ne do të vijojmë të mbështesim fort parandalimin dhe diagnostikimin.

programi6

Next Post
ISIS posedon mbi 11 mijë pasaporta siriane

ISIS posedon mbi 11 mijë pasaporta siriane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit: Do të shkatërrojmë të gjitha shtëpitë pranë kufirit me Libanin

Ministri izraelit: Do të shkatërrojmë të gjitha shtëpitë pranë kufirit me Libanin

March 31, 2026
Ngadalësimi i turizmit dhe kufizimet e kredive, faktorë kyç! Ja çfarë do të shkaktonte ulje çmimesh në prona

Ngadalësimi i turizmit dhe kufizimet e kredive, faktorë kyç! Ja çfarë do të shkaktonte ulje çmimesh në prona

March 31, 2026
Gara për kreun e PD, analisti Fatmir Merkoçi: Tek kjo parti kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

Gara për kreun e PD, analisti Fatmir Merkoçi: Tek kjo parti kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

March 31, 2026

Për çfarë duhet të debatojë Partia Socialiste?

March 31, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

March 31, 2026
Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

March 31, 2026
Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

March 31, 2026
Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In