• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zbardhet pr.ligji: Si do të punësohen të huajt në Shqipëri

by A R
28/06/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pr.ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.108/2013,“Për të huajt”, i dërguar së fundmi në Parlament, ka në fokus rregullimin e legjislacionit lidhur me punësimin e të huajve në vendin tonë.

Sipas drafit, rregullohet leja e punës për “Të transferuarit brenda ndërmarrjes”, sipas të cilës korporatat shumëkombëshe mund të lëvizin punëtorët e tyre të transferuar, me kualifikim të lartë.

Pr.ligji argumenton se janë krijuar lehtësira në lidhje me transferimet brenda korporatave, për kategoritë menaxherë, specialistë dhe praktikantë, duke krijuar kushte transparente dhe të harmonizuara të pranimit, qëndrimit dhe të punës.

“Për t’u kualifikuar për një lëvizje brenda korporatës, menaxherët dhe specialistët duhet të kenë punuar të paktën gjashtë muaj të pandërprerë për kompaninë shumëkombëshe, menjëherë para 4 transferimit të tyre (për punonjësit praktikantë kjo periudhë është 3 muaj pandërprerë). Leja e punës do të jetë e vlefshme për një maksimum prej 5 vjetësh në rastin e menaxherëve dhe specialistëve dhe 1 vit për praktikantët.”- sqarohet në relacion.

Pr.ligji specifikon edhe rregullat për të huajt që mund të ofrojnë shërbime në Shqipëri, të cilët pajisen me një leje pune për “shërbime kontraktuese”, për një periudhë totale jo më shumë se 1 vit.

Sipas relacionit të pr.ligjit në fjalë, “Hyrja e përkohshme dhe qëndrimi i profesionistëve të pavarur në shërbim të palës së interesuar, do të jetë për një periudhë totale, jo më shumë së dymbëdhjetë muaj, ose për kohëzgjatjen e kontratës, cilado qoftë ajo, përgjithmonë kur qëndrimi nuk e kalon periudhën dymbëdhjetë mujore.”

Qeveria sqaron në relacion se kjo nisme është marrë në kuadër të përafrimit të mëtejshëm të legjislacionit kombëtar me Direktivën 96/71/EC të Parlamentit Evropian, e cila rregullon qendrimin dhe punësimin e “ofruesve të shërbimeve me kontratë”, janë bërë ndryshime në strukturën, kriteret dhe kategoritë e nenit 102, neni 30 i projektligjit i cili përcakton lëshimin e lejes së punës për “shërbime kontraktuese”.

Pr.ligji “Për të huajt” bazuar në legjislacionin europian, rregullon edhe nocionin e “punonjësve stinorë”, aktivitetin që ushtrohet për profesione të rregulluara, të personit të huaj do t’i duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në përputhje me të drejtën kombëtare të ushtrimit të profesioneve të rregulluara. Nga ana tjetër, në lidhje me kategorinë “punonjës me kualifikim të lartë”, sidomos në lidhje me detyrimin e kontratës fillestare të punës, e cila është detyrim për pajisjen me këtë leje pune, kjo kontratë do të kërkohet vetëm për 1 vit për herë të parë.

Next Post

FMN: Shqipëria rritje ekonomike. Ahmetaj: Jo rritje taksash për biznesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In