• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhet plani anti-evazion i qeverisë, ja tre objektivat

by
16/08/2015 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë tre objektiva kryesore që synohet të arrihen nga plani i qeverisë për të luftuar evazionin, që fillojnë nga pastrimi i bizneseve jo aktive, identifikimin e të paregjistruara, identifikimin e kompanive që bëjnë evazion e deri te përdorimi i kasave e lëshimi i kuponave tatimorë.

Objektivi 1

Puna për të siguruar që çdo subjekt i çregjistruar në QKR të çregjistrohet menjëherë nga regjistri i DPT-së bazuar te marrëveshja e bashkëpunimit me QKR-në. Çregjistrimi nga SIT në masën 90%, i subjekteve që janë çregjistruar në QKR.
Verifikimi i tatimpaguesve që nuk kanë paraqitur deklarata tatimore 1-2 vjet dhe kalimi nga regjistri aktiv në atë pasiv. Kalimi në regjistrin pasiv të të gjitha subjekteve që plotësojnë kushtet në masën 90%. Realizimi i këtij objektivi do të jetë në vazhdimësi nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet drejtorive dhe sektorëve të ndryshëm të tatimeve, të cilët kanë fushën e veprimit të lidhur me këtë objektiv në funksionimin e tyre.
Nxjerrja e një liste të tatimpaguesve që janë pasivë mbi 2 vjet por më pak se 5 vite, verifikimi i statusit të tyre dhe heqja e subjekteve pasive nga regjistri i subjekteve aktive. Evidentimi i nevojave dhe propozimet e vlefshme për ndryshimet ligjore, sipas praktikës së administratës dhe kërkesave të organizatave të biznesit përgjatë 6-mujorit të parë 2014.
Verifikimi dhe kontrollimi i të gjitha kërkesave të reja për regjistrim si subjekt me TVSH. Të sigurohet që të regjistrohen vetëm bizneset që duhet të regjistrohen. Identifikimi i shoqërive që bëjnë evazion tatimor përmes krijimit të shoqërive të reja dhe gjetja e pronarëve të vërtetë të biznesit.
Të kërkohen, të regjistrohen dhe të merren deklaratat e atyre tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në ekonominë informale.
Të rritet niveli i informimit të tatimpaguesve për të gjitha proceset e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore, kryesisht në momentin fillestar të regjistrimit. Kjo do të ndikojë si një masë parandaluese për rritjen e mosdeklaruesve dhe krijimin e debitorëve të rinj.
Zhvillimi i burimeve të të dhënave nga të tretët për të zbuluar bizneset e paregjistruara dhe identifikimi i individëve të pasur.
Verifikimi dhe analizimi i aktiviteteve për të njohur dhe për të trajtuar riskun e deklarimit dhe pagesës, sipas kodit ekonomik. Do të konsiderohen si një risk, bazuar mbi nivelin e përmbushjes për të marrë paraprakisht sqarimin e nevojshëm për detyrimet tatimore.
Alokimi i burimeve të duhura financiare dhe njerëzore, për të mundësuar arritjen e objektivave sipas prioriteteve edhe për këtë segment tatimpaguesish.

Objektiv 2:

Ngushtimi i evazionit të akcizës me efekt rritje cilësore e të ardhurave për buxhetin

Arsyeja dhe synimi: Niveli i evazionit të akcizës është rritur në nivele të larta në dy vitet e fundit, sipas statistikave fiskale. Një nga rrugët më efektive të përmirësimit të performancës së doganave është të përmirësohet cilësia e përzgjedhjeve të rasteve me qëllim që vëmendja e stafit të përqendrohet te tatimpaguesit e akcizës, që paraqesin riskun më të lartë për të arritur efektin maksimal. Modeli i riskut do të përdoret për të identifikuar grupe të veçanta të tatimpaguesve që karakterizohen nga lloje qëndrimesh të përbashkëta. Çdo grup do të trajtohet më vete sipas projekteve të veçanta. Brenda secilit grup, do të shikohen me përparësi tatimpaguesit me qëndrimin më të keq ndaj të ardhurave të akcizës.

Masat antievazion (ndikuese të arritja e rezultatit)

Gjatë kohës së përmbushjes të këtij objektivi, do të zbatohen, do të rishikohen dhe do të përshtaten çdo vit, procesi i mëposhtëm prej katër hapash:

Hapi 1. Identifikimi i biznesit dhe segmente të tjerë të tatimpaguesve që paraqesin riskun më të lartë në drejtim të evazionit të akcizës.

Hapi 2. Përcaktimi i ndërhyrjes së duhur bazuar në risqet e identifikuara në Hapin 1. Grupe të ngjashme do të kenë trajtim të ngjashëm.

Hapi 3. Analizimi dhe vlerësimi i rezultateve të ndërhyrjeve në hapin 2 dhe pasqyrimi i tyre në Modelin e Riskut.

Hapi 4. Vlerësimi i rezultateve në tërësi dhe përshtatja e modelit për vitet e ardhshme.

Përmirësimi i kapacitetit të analizës së riskut dhe përdorimi maksimal i ekspertizës nga punonjësit e Croën Agents
Përdorimi më i madh i informacionit nga të tretët, me fuqizim të teknologjisë së informacionit në DPD në funksion të profilimit të riskut dhe kontrollit.
Profilizimi dhe zbatimi i kontrolleve me projekte tematike në bazë të risqeve specifike në mallra dhe tatimpaguese duke alokuar burimet e duhura financiare dhe njerëzore.
Mbledhja e gjithë detyrimeve të akcizës të papaguara; Së pari, do ta përqendrojmë punën në mbledhjet e akcizës brenda afateve, për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura që u përkasin dy viteve të fundit; Së dyti, do të zbatojmë metoda dhe procedura të reja për ta ulur sistematikisht nivelin e borxhit të vjetër.
Ftesa e vazhdueshme dhe komunikimi me qytetarët për denoncimin e rasteve të përdorimit të mallrave pa pullën e akcizës.
Mbajtje qëndrimi të ashpër për të gjithë rastet e mosveprimit dhe evidentimit të shpërdorimit të detyrës me pasojë dëm në buxhet dhe tregun vendor.

Objektiv 3

Ngushtimi i pabarazisë në përdorimin e kasave fiskale në gjithë segmentet e bizneseve

Arsyeja dhe synimi: Situata e përdorimit të kasave fiskale është në nivelet afër 30% me një tregues të theksuar të mospërdorimit, veçanërisht nga segmenti i biznesit të vogël. Nëpërmjet angazhimit të administratës tatimore në bashkëveprim me tatimpaguesit tentohet të arrihet efekt i lartë midis komunitetit të tatimpaguesve, duke përmirësuar përmbushjen vullnetare të zbatimit të ligjit, si dhe duke treguar forcën e ligjit për mospërdoruesit, duke synuar të krijojmë sigurinë te tatimpaguesit se të gjithë janë njësoj përpara ligjit.

Masat antievazion (ndikuese tek arritja e rezultatit)

Moslejimi dhe konfiskimi i gjithë programeve kompjuterike të pafiskalizuara dhe që dublojnë kasat fiskale.
Organizimi i kontrolleve të terrenit nëpërmjet përdorimit të profilit të riskut, duke u bazuar te baza e të dhënave të DPT dhe burime informacioni nga të tretë; riformatimi i monitorimit dhe tregut të operatorëve që tregtojnë dhe mirëmbajnë kasat fiskale.
Organizim i pandërprerë i sensibilizimit dhe ftesës për ndihmë dhe bashkëveprim me qytetarët duke e koordinuar me veprime të tjera nxitëse.
Organizimi i lotarisë kombëtare të kuponëve tatimorë që është pjesë e motos “Për progresin e vendit tim”.

Monitor

Next Post

Luksi i fëmijëve të sheikëve "pushton" Londrën (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In