• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhet paketa fiskale 2016, ja ndryshimet që rrisin me 1.4 mld të ardhurat

by A R
17/11/2015 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa Fiskale e vitit 2016 parashikon disa ndryshime në sistemin e taksimit. Sipas relacionit te Ministrisë së Financave të ardhurat nga politika fiskale sjellin një shumë modeste, prej 1,44 miliard lekë për arsye edhe të faktit se tërësia e masave të programuara si pjesë e paketës fiskale, kryesisht, konsistojnë në rregullime të disa taksave, që nga vet natyra nuk gjerojmë shumë të ardhura, si më poshtë:

Zëri “Akciza”, produkti “Birra”

Ndryshon niveli i akcizës së birrës, nga 360 lekë/HL/shkallë alkoolometrike për prodhim vjetor nën 200 mijë hl dhe 710 lekë/HL/shkallë alkoolometrike, në 400 lekë/HL/shkallë alkoolometrike për prodhim vjetor nën 200 mijë hl dhe 600 lekë/HL/shkallë alkoolometrike.
Arsyet:
• Niveli aktual i akcizës është sipas nenit 4 të direktivës së BE-së, si dhe në mbrojtjen e prodhimit vendas.
• Diferenca midis pragjeve është sa ½ ;
• Deklarimit i nivelit të prodhimit më pak se 200 mijë hl, për të paguar normë të ulët të akcizës;
• Zvogëlim gradual i nivelit të akcizës midis pragjeve për të kaluar më pas në një normë taksimi, pa pragje
Efektet: -17 milion lek

Zëri “Akciza”, produkti “Cigaret dhe duhani i grirë”

Akciza e cigares dhe duhanit nuk rritet në vitin 2016.
Parashikuar në ligj, nga 1 janar 2016, cigaret 6 000 lekë /1000 copë dhe duhani 5 100 lekë/kg.
Arsyet:
• Rritja e nivelit të akcizës ka ndikuar në rënien e sasive të importuara;
• Diferencat e nivelit të akcizës me vendet fqinje. Niveli i akcizës për cigaret në vendin tonë është më i lartë se në vendet fqinje, gjë e cila favorizon kushtet për kontrabandë apo blerje të vogla nga këto vende.
Efektet: 700 milion lekë

Lidhur me llogaritjen e efekteve të mos-rritjes së akcizës së cigareve për vitin 2016, analiza është bërë si vijon. Për vitin 2015, pritshmëria e importeve të cigareve është prej rreth 2,600 ton cigare. Në rast se akciza e cigares do të vazhdojë rritje edhe për vitin 2016, të ardhura shtesë nga akciza e rritur, me të njëjtin nivel importi prej 2,600 ton cigare sikurse 2015, do të sjellë rreth 14,7 miliard lekë, nga 13,4 miliard lekë që priten të mblidhen për vitin 2015. Pra diferenca është pozitive prej 1,2 miliard lekë. Mirëpo, rritja e nivelit të akcizës sjell uljen e importeve të cigareve për arsye të elasticitetit të rritjes së çmimit të cigareve, sikurse ndodhi në vitin 2015. Në parashikimin e të ardhurave për vitn 2016, janë vlerësuar rreth 3000 ton importe cigare, të cilat me normën aktuale të akcizës do të japin rreth 15,5 miliard lekë. Pra, bazuar në këto vlerësime, efekti i mosrritjes së akcizës së cigareve vlerësohet rreth 743 milion lekë.

Zëri “Taksa nacionale dhe të tjera”: Taksa mbi primet e shkruara rritet nga 3% në 10%.

Arsyet:
• rezulton se TVSH e përjashtuar, për primet për vitin 2015 vlerësohet të jetë 1.3 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga primi vlerësohen të jenë 220 milionë lekë për vitin 2015.
• Diferenca e krijuar nga ulja e TVSH nuk u reflektua tek çmimet e konsumatorit pra ka shkuar tek kompanitë e sigurimit. Në këto kushte, propozohet që të rritet masa e taksës së primit nga 3% në 10%, për të ruajtur nivelin e të ardhurave nga heqja e TVSH-së.
Efekti: +700 milionë lekë

Zëri “Taksa nacionale dhe të tjera”: Aplikimi i rentës minerare për mineralet jometalike në bazë të sasisë e jo vlerës
Arsyeja: Renta si % mbi çmimin incentivë për të deklaruar çmim më të ulët;
Efekti : 400 milion lekë më shumë nga mirëadministrimi

Zëri “Taksa nacionale dhe të tjera” – Taksë për makinat luksoze

Arsyet:
• Taksohen më shumë makinat luksoze, që konsiderohne si mall luksi;
• Kjo masë taton individin e pasur që ka në pronësi një makinë me cilindratë mbi 3000 cm3;
• Taksa e regjistrimit të makinave luksoze dhe taksa vjetore makinave luksoze, do të jenë, respektivisht, 70 mijë lek për regjistrimin dhe 21 mijë lek
Efekti : +400 milion lekë

Zëri “Taksa të veta të pushtetit vendor”: Niveli i taksës së fjetjes në hotel të bëhet 140 lekë (1 euro):

Arsyeja: Taksa aktuale si përqindje ndaj çmimit të fjetjes incentivë për të nëndeklaruar çmimin.
Efektet: Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit mbi daljen e 3,672,591 shtetas të huaj nga Shqipëria për vitin 2014 dhe duke supozuar se kanë qëndruar vetëm një natë në hotel, efekti teorik në të ardhura është rreth 510 milionë lekë nga rreth 85 milionë lekë që mblidhen nga kjo taksë.

Zëri “Taksa të veta të pushtetit vendor”
Vendosja e taksës së pasurisë mbi truallin në masën 5600 lek/ ha, 4200 lek/ha, 2800 lekë/ ha dhe 1400 lekë/ha sipas 4 kategorizimeve të rretheve:
Arsyeja: Trualli është pasuri e paluajtshme njësoj si ndërtesa dhe toka bujqësore.
Efektet: Të ardhurat janë 180 milionë lekë bazuar në llogaritjen e 50 mijë ha truall.

Zëri “Taksa të pushtetit vendor”-Përjashtim nga Tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël të zejtarëve.

Arsyet:

• Lehtësi fiskale për promovimin e profesioneve të punës së dorës

Efekti : I papërfillshëm

Zëri “Taksa të pushtetit vendor”-Përjashtim dhe norma më të ulta të tatimit të thjeshtuar mbi biznesin e vogël “

Arsyet:
• Zerohet dhe ulet tatimi mbi biznesin e vogël;
• Është përcaktuar një politike e re e taksimit të biznesit të vogël në vend. Propozohet që tatimpaguesit me qarkullim nga zero deri në 5 milon lek të kenë tatim të thjeshtuar të fitimit të biznesit të vogël zero lek nga 25000 lekë në vit që është për tatimpaguesit me qarkullimin nga 20 deri në 2 milion lek dhe 7,5% që është për tatimpaguesit me qarkullim nga 2 deri në 5 milion lekë.
• Ndërsa tatimpaguesit me qarkullim nga 5 deri në 8 milion lekë të kenë normën e tatimit prej 5 përqind të fitimit neto nga 7,5% që është aktualisht.
• Lehtësimi i barrës tatimore të rreth 72,700 tatimpaguesve në vend, nga të cilët për 70,638 tatimpagues bëhet zero niveli i taksës, ndërsa për 2,332 të tjerë ulet norma e taksës me 33%.

Efekti : -1,3 miliard lekë

Zëri “Fondet Speciale” -Rritet baza e kontributeve për profesionet e lira

Arsyet:
• Profesionistët e lirë paguajnë kontribute si një i vetpunësuar;
• Statusi ekonomik i tyre nuk mund të barazohet me të vetpunësuarit e tjerë;
• Pagesa e kontributeve do të bëhet në bazë të pagës maksimale në shkallë vendi, për efekt të kontributeve.
Efekti: +1,1 miliard lekë

/Monitor

Next Post

Bosnje, arrestohen tre myslimanë për krime lufte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In