• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ Zbardhet opinioni i Venecias, në orën 16.00 mblidhen ambasadorët e BE-së

by Java News
07/12/2016 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias publikohet të shtunën, por Top Channel ka siguruar një prej faqeve të përgjigjes që ekspertët e Venecias do t’i japin Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për një pjesë e përgjigjes për pyetjen e pestë të gjykatës, një dokument që Top Channel e disponon të plotë me të pesta kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për Venecian.

Kjo pyetje lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i Vettingut cënon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve. Sipas dokumetit që Top Channel disponon, përgjigja e kësaj pyetjeje, mesa duket është në favor të ligjit të Vettingut.Komisioni i Venecias nuk shikon shqetësues faktin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të deklarojnë për të kaluarën e tyre konktatet me persona të krimit të organizuar.

“Forma e përcaktuar në Aneksin 3 të ligjit të vettingut kërkon që personi të deklarojë, nëse ka patur kontakte te papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe të listojnë këto kontakte. Qoftë edhe një kontakt i vetëm kërkohet për t’u deklaruar. Nuk do të ishte një detyrë vecanerisht e vështirë  për të plotësuar këtë deklaratë, vec nëse ky është një gjykatës apo prokuror, kontaktet e te cilit me krimin e organizuar janë shume të zgjeruara”, thuhet aty.

Ajo çfare mbetet ende e paqartë është nëse Venecia në pjesën tjetër të opinionit bie apo jo dakort me disa masa të tjera shtrënguese të kundërshtuara në Gjykatën Kushtetuese dhe që kanë lidhje me jetën private dhe familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Megjithatë, gjuha e përdorur nga Venecia në këtë faqe që Top Channel disponon, nuk lë shteg për hapësira interpretimi tek vlefshmëria e formularëve të vetëdeklarimit për kontrollin e figurës apo të pasurisë, edhe kjo një pjesë shumë e rëndësishme e ligjit të Vettingut.

Megjithëse thelbi i pyetjes së opozitës është më i gjerë, gjuha e përdorur nuk lë shumë shteg për dyshime dhe konfirmon zërat që qarkullojnë prej disa ditësh nga e majta dhe e djtahta, se edhe qëndrimi final do të jetë pro këtij ligji.

Mblidhen ambasadorët e BE

“Ligji është në përputhje të plotë me kushtetutën në çdo detaj të tij“. Është ky opinioni final i juristëve të Komisionit të Venecias për ligjin shqiptar të Vettingut.
Opinioni do të miratohet në seancat e komisionit në datën 8 ose 9 dhjetor, por i është përcjellë paraprakisht dhe partive politike shqiptare. Dokumenti me konkluzionet e Venecias i paraqitet Coreperit, ose ndryshe të Këshillit të ambasadorëve të vendeve të bashkimit europian në Bruksel.

Këta të fundit pritet te mblidhen pasditen e sotme në orën 16 për t’u njohur mbi ligjshmërinë e Vettingut. Më pas ky dokument do t’i përcillet nëpërmjet tyre qeverive të vendeve anëtare të BE-së për të përgatitur raportin mbi negociatat shqiptare. Pasi Vettingu ishte kushti kryesor për caktimin e një date për hapjen e tyre.

Kjo bën që pavarësisht vendimit të gjykatës kushtetuese pas datës 9, vendet e BE-së ta kenë të qartë çdo të bëjnë me negociatat shqiptare. Burime sqarojnë se tek konkluzionet theksohet se ligji nuk cenon as kushtetutën e as nenin 6 të konventës europiane të të drejtave të njeriut.

“Ky ligj respekton nenin 6 të konventës se garanton shkallët e ankimit. I garanton dhe komisioni i pavarur dhe kolegji i apelimit pranë gjykatës kushtetuese”, shkruhet në opinion Venecias.

Venecia sheh në rregull dhe rolin e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, të cilat sipas PD-së dublonin institucionet e tjera të Vettingut dhe kishin varësi direkte nga qeveria.

 

ma.me

Next Post
Presidenti italian refuzon kërkesën e senatorëve për mbajtjen e zgjedhjeve: Duhet ligj i ri zgjedhor

Presidenti italian refuzon kërkesën e senatorëve për mbajtjen e zgjedhjeve: Duhet ligj i ri zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In