• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura, Mimi Kodheli i ankohet Ruçit për maskat

by Ardit Rada
17/02/2021 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli kërkon nga Gramoz Ruçi të marrë masa ndaj administratës së Kuvendit.

Në mbledhje e konferencës së kryetarëve, Koledhi kishte një shqetësim, punonjësit e Kuvendit nuk mbajnë maska gjatë orarit të punës dhe kërkoi caktimin e një personi përgjegjës për marrjen e masave ndaj të pabindurve.

“Kam një kërkesë, një lutje, një vëzhgim lidhur me sjelljen e punonjësve të administratës së Kuvendit. Janë pothuajse të gjithë pa maska.

Do t’ju lutesha kryetar, pasi ne vazhdojmë të jemi në një situatë shumë të rënduar pandemie, që me personalitetin tuaj edhe më pozicionin tuaj të ngarkoni dikë që të mund të menaxhojë një gjë.

Madje dalim keq ne që mbajmë nga dy maska dhe kërkojmë që të zbatohen rregullat”, është shprehur Kodheli, raporton A2.

Kërkesa e saj nuk ra në vesh të shurdhët. Madje, Gramoz Ruçi e cilësoi si të papranueshme sjelljen e stafit të Kuvendit.

“Kush neglizhon duhet të marrë masa për zbatimin e masave. Ndaj ky shqetësim është shumë i drejtë.

Është hera e parë që e dëgjoj këtë histori dhe është e papranueshme dhe e patolerueshme, ndaj nuk diskutohet që do të korrigjohet menjëherë”, ka pohuar Ruçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Krahas problemeve të masave anti-Covid, Konferenca e Kryetarëve vendosur që seancat plenare të zhvillohen vetëm të hënave pasi deputetët kanë angazhime me fushatën zgjedhore./a.p

Next Post
Takim online e Gjykatës së Kasacionit të Italisë me Gjykatën e Lartë, Curzio: Shqipëria e Italia vende me tradita bashkëpunimi

Takim online e Gjykatës së Kasacionit të Italisë me Gjykatën e Lartë, Curzio: Shqipëria e Italia vende me tradita bashkëpunimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com