• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhet marrëveshja PS-FRD

by
23/04/2015 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur sot marrëveshja midis Parisë Socialiste dhe Frymës së Re Demokratike. Ka qenë pikërisht FRD që ka shpërndarë për mediat marrëveshjen e plotë. Në këtë marrëveshje theksi vihet tek parimet demokratike, rishikimin e Kushtetutës për të rikthyer balancën e pushteteve, si përgjigje për proceset e nisura dhe të pritshme të antarësimit në Bashkimin Evropian;

Ndryshime në Kodin Zgjedhor në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese për një votë të lirë, të drejtë dhe të barabartë;

Finalizimin e reformës në drejtësi si mundësi për të përmbushur realisht objektivat në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, rikthimit të besimit të qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe sigurimit të investimeve të huaja në vend;

Avancimin pa vonesë drejt proceseve që mundësojnë shpejtimin e hapave drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

Sipas PS dhe FRD, cdo marrëveshje që i kontribuon përmirësimit së jetës së qytetarëve, mirëadministrimit të pushtetit dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës është një gur i cmuar në themelin e demokracisë së sotme dhe të nesërme

Më poshtë marrëveshja e plotë:

MARREVESHJE

MES SUBJEKTEVE POLITIKE

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE DHE FRYMA E RE DEMOKRATIKE

NE KUADER TE ZGJEDHJEVE LOKALE TE 21 QERSHORIT 2015

 

Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015, zgjedhje që përbëjnë aksionin dhe përballjen politike të rradhës në funksion të rinovimit të strukturave të qeverisjes lokale.

Duke i konsideruar këto zgjedhje si të rëndësishme për të vlerësuar shkallën e demokracisë dhe si mundësi për të administruar dhe krijuar shërbime cilësore për qytetarët kudo ku janë;

Duke riafirmuar respektin e palëkundur për parimet demokratike dhe të drejtat themelore të njeriut, të fiksuara në Kushtetutën e RSH, në dokumente ndërkombëtare dhe në ligjet e tjera të vendit;

Duke vlerësuar përpjekjet e bëra në përmbushjen e 5 prioriteteve të mbetura në funksion të objektivit kombëtar të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin  Evropian;

Duke pranuar se, zhvillimi i demokracisë nuk përjashton askënd në kontributin që shkon në funksion të proceseve transformuese që do të shënonin fundin e tranzicionit dhe ndërtimin e një shteti të drejtë për shqiptarët;

Duke konsideruar të rëndësishme shprehjen e gjallë të vullnetit për të ndërtuar një politikë luajale që do t’i ndihmonte konstruktivitetit dhe bashkëpunimit politik në vend;

Duke qenë të bindur se është koha kur retorikat politike mbi nevojën e konsensusit duhet ti lenë vendin punëve të përbashkëta në shërbim të shtetformimit, ndërtimit të institucioneve dhe përfundimit të reformave që do të nxisnin zhvillimin dhe progresin;

Duke konsideruar të rëndësishëm rolin e Shqipërisë në politikën rajonale dhe më gjerë dhe,

Duke ritheksuar besnikërinë ndaj identiteteve politike të cdo force, nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, të kristalizuara në programet politike respektive:

Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Fryma e Re Demokratike zhvilluan një proces për identifikimin e pikave dhe shqetësimeve të përbashkëta, të cilat kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të ndërtuar një politikë konstruktive në rrafshin e reformave që lidhen me shtetformimin, reformën në drejtësi dhe integrimin në Bashkimin Evropian, cka bën të mundur bashkëpunimin mes tyre në fushën e zgjedhjeve administrative të rradhës.

Palët në këtë marrëveshje ritheksojnë se, krahas nevojës për bashkëpunim në zgjedhje dhe nevojës për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe në përmbushje të standardeve, Shqipëria ka domosdoshmëri realizimin e reformave të thella që lidhen me:

  • Rishikimin e Kushtetutës për të rikthyer balancën e pushteteve, si përgjigje për proceset e nisura dhe të pritshme të antarësimit në Bashkimin Evropian;
  • Ndryshime në Kodin Zgjedhor në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese për një votë të lirë, të drejtë dhe të barabartë;
  • Finalizimin e reformës në drejtësi si mundësi për të përmbushur realisht objektivat në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, rikthimit të besimit të qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe sigurimit të investimeve të huaja në vend;
  • Avancimin pa vonesë drejt proceseve që mundësojnë shpejtimin e hapave drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

Në përfundim të bisedimeve të përbashkëta mes Partisë Socialiste dhe Frymës së Re Demokratike, palët u dakordësuan për nevojën e reformave të sipërpërmendura dhe  (ishte ranë dakord) vendosën të bashkëpunojnë në  kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit 2015.

Partia Socialiste ra dakord të zgjerojë spektrin politik të kësaj aleance me kontributin politik të FRD-së dhe FRD shpreh angazhimin e saj për fitoren e këtyre zgjedhjeve në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.

Me qëllim përmbushjen e objektivave të parashikuara në këtë marrëveshje palët angazhohen të kontribuojnë nëpërmjet kapaciteteve të tyre politike dhe profesionale dhe të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje.

 Ne ndajmë bindjen se cdo cdo marrëveshje që i kontribuon përmirësimit së jetës së qytetarëve, mirëadministrimit të pushtetit dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës është një gur i cmuar në themelin e demokracisë së sotme dhe të nesërme.

Next Post

"Rama-Veliaj, frikë nga humbja"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In