• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet marrëveshja me 6 pika mes Bashës dhe çamëve

by A R
16/09/2018 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjerimi i Frontit të Bashkuar Opozitar me PDIU është konkretizuar me një marrëveshje mes Kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi.

Mësohet se PD dhe PDIU janë angazhuar së bashku për një qeverisje të çliruar nga krimi.

Marrëveshja mes dy partive përmban 6 pika, ku mbizotëron vullneti për të larguar qeverinë që sipas tyre bashkëpunon me krimin, për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme dhe më pas për qeverisje në interes të qytetarëve.

Marrëveshja

Koordinimi i aktivitetit politik me qëllim realizimin e programit të përbashkët si më poshtë vijon:

–       Rikthimin e normalitetit politik e institucional në vend, krijimin e kushteve për ndarjen e politikës nga krimi si një plagë që po rrënon çdo standart demokracie në vend. Përpjekjet tona të përbashkëta do fokusohen në kthimin e normalitetit në jetën politike dhe ekonomike të vendit si dhe në bërjen funksionale të institucioneve të shtetit dhe të drejtësisë që sot janë të paralizuara, duke siguruar moskapjen dhe mosnënshtrimin e tyre nga politika e lidhur me krimin.

–       Krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme, ku të respektohet barazia e votës e të sigurohet numërimi i saj. Së bashku angazhohemi për rikthimin e vendit në hullinë kushtetuese ku qeveria do të dalë nga vota e lirë e shqiptarëve dhe jo nga skemat mafioze dhe lidhja me krimin, që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve.

–       PD dhe PDIU angazhohen për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore me qëllim rikthimin urgjent të normalitetit në vend dhe ndarjen e sistemit politik nga fenomeni i blerjes së votës, mosnumërimit apo keqnumërimit të saj, nga krimi dhe trafiqet.

–       PD dhe PDIU bien dakord që në përputhje me Koventën Europiane Për të Drejtat e Njeriut, Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për Çëshjen Çame, të angazhohen për zgjidhjen e çëshjes së shqiptarëve të Çamërisë në dimensionet e saj të kujtesës historike, nderimit dhe respektimit të viktimave, garantimit të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri si dhe mbështetjes për zgjidhjen diplomatike dhe juridike të çështjeve pronësore.

–       PD dhe PDIU do të punojnë së bashku për të sjellë fuqizimin ekonomik të Shqipërisë nëpërmjet një strategjie zhvillimi të drejtë e orientuar drejt prodhimit, lirisë së sipërmarrjes, konkurrencës dhe mundësive për të gjithë.

–       PD dhe PDIU angazhohen të punojnë për jetësimin e parimeve dhe instrumentave politikë dhe kushtetues për t’i dhënë vendit një  mirëqeverisje afër qytetarit, të përkushtuar për zgjidhjen e problemeve të papunësisë, varfërisë dhe mundësive për një jetë më të mirë, për zhvillimin e demokracisë, nëpërmjet vendosjes së qeverisë në shërbim të qytetarëve dhe inetersit publik,  nëpërmjet rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore ndaj qytetarëve, luftës pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe përmes ndarjes, balancimit, kontrollit demokratik dhe decentralizimit të pushtetit e rritjes së pjesmarrjes direkte dhe kontrollit të qytetarëve në qeverisje.

​Shpëtim Idrizi                                                     Lulzim Basha

Kryetar i PDIU                                                          Kryetar i PD

Next Post
Surprizon Oxfordi:  Vithet e mëdha tregojnë inteligjencë…

Surprizon Oxfordi: Vithet e mëdha tregojnë inteligjencë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

March 1, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

March 1, 2026
Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

March 1, 2026
Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

March 1, 2026
CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

March 1, 2026
Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

March 1, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Dhuna në protestën e PD, policia çon Klevis Balliun në SPAK

March 1, 2026
Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In