• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet kërkesa për ekstradim dhe roli i Ilir Bajrit në grupin kriminal: Shfrytëzonte 11 vajza në Itali

by Java News
10/05/2019 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur shkresën për ekstradim nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit Ilir Bajri, i arrestuar në Shkodër në shtator të 2018 gjatë operacionit “Oaz” si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Me 20 shkurt 2019 ministria e drejtësisë e Italisë i ka dërguar shkresë ministrisë së drejtësisë në Shqipëri duke kërkuar ekstradimin e Ilir Bajrit, për shkak të një dënimi që ka marrë atje me 5.6 vite burg. Për këtë kërkesë italianët kanë marrë një përgjigje zyrtare me 4 mars të këtij viti. Më 24 prill në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër u zhvillua një seancë për njohje të kërkesës së Italisë nga gjykata dhe lejimin për ekstradim të Ilir Bajrit drejt Italisë. Organi i akuzës kërkoi “arrest me burg” për Ilir Bajrin ndërsa ky i fundit kishte edhe një masë tjetër sigurimi “arrest me burg” si i dyshuar në grupin “Bajri”.

Materiali i sjellë nga ministria italiane e drejtësisë përmban 132 faqe. Rezulton se Ilir Bajri është dënuar nga gjykata e apelit të Bolonjas me 10 dhjetor të 2010-s me 5 vite e gjysme burg si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qënieve njerëzore. Mbi të rëndonin akuzat “shfrytëzim prostitucioni”, “emigracion klandenstin” dhe “fallsifikim dokumentesh”.

Ky grup kriminal sipas drejtësisë italiane ka vepruar që nga korriku i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002 në Ravenna. Pjesë e këtij grupi është edhe Enver Bajri, i cili është i dënuar me 4 vite burg dhe Bardh Bajri, të dy pjesë e familjes Bajri. Përveç tyre në grupin prej 7 personash janë edhe Elvis Baroti, Fatmir Tafazi, Gëzim Çerkeku dhe Jetmir Topi. Ahëtarët e këtij grupi të drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri sipas vendimit të gjykatës së Bolonjas kanë shfrytëzuar për prostitucion të paktën  11 gra dhe vajza, të cilat rezultojnë me emra dhe dëshmi gjatë hetimeve në këtë dosje. Grupi i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri iu falsifikonin pasaportat grave dhe vajzave nga Shkodra por edhe qytete të tjera dhe më pas i detyronin ato të dilnin në rrugë.

Në dosjen e sjellë nga Italia rezulton se shtetasi Enver Bajri, si promovues i kësaj organizate kriminale detyronte me kërcënime dhe rrahje vajzat që të prostituonin duke i dhënë atyre dokumente falso. Të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari dërgoheshin në Shqipëri përmes personave që bënin korrierin si Fatmir Tafazi.

Në disa raste shtetasi Ilir Bajri iu gjente hotel dhe iu tregonte vajzave zonat ku do të prostituonin dhe porosiste dokumente fallso për ato. Paratë e përfituara i shkonin kushërinjve dhe dëshmitar për këtë sipas hetimeve është një shtetas Italian, klient i prostitutave të grupit të drejtuar nga Enver Bajri. Në vitin 2001 njëra nga vajzat që shfrytëzohej u kthye në Shqipëri pasi kishte marrë vesh për arrestimin e Enver Bajrit, por sapo ky i fundit u lirua nga drejtësia italiane kërcënoi nënën e vajzës duke e detyruar vajzën të rikthehej në Itali ku vijoi të shfrytëzohet./BW

g.kosovari

Next Post
Sa paguhet katërshja drejtuese e Milanit? Zbardhen shifrat

Sa paguhet katërshja drejtuese e Milanit? Zbardhen shifrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

February 5, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

“Kodi aktual nuk i përmbush standardet”, ambasadori i OSBE: Komisioni për Reformën Zgjedhore të rifillojë punën

February 5, 2026
U plagos nga bashkëmoshatari me thikë, flet 15-vjeçari: Babai i tij e mësonte që të na godiste

Goditi me sende të forta 48-vjeçarin, arrestohet autori. I plagosuri transportohet me urgjencë tek “Trauma”

February 5, 2026
Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

February 5, 2026
Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

February 5, 2026
Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

February 5, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

February 5, 2026
Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

February 5, 2026
Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

Hoqi 1/3 e gazetarëve nga redaksia, pse Jeff Bezos po e godet Washington Post

February 5, 2026
Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj  459 fëmijëve

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In