• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet grabitja në Vlorë, autorët-udhëtarëve: Jemi Policia e Shtetit!

by Java News
28/09/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dinamika e plotë ku tregohet rrethanat e sakta se si u grabitën pasagjerët e autobuzit në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë. Dy personat e armatosur me kallashnikov kanë qëndruar brenda në makinën benz, ndërkohë personi i tretë që mbante në dorë një pistoletë, ka zbritur nga makina duke thirur “Policia e Shtetit”, dhe menjëherë ka filluar t’u marë paratë udhëtarëve. Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 08:30, në ambientet në sheshin e stadiumit “Flamurtari”, ka mbërritur nga Italia autobuzi i pasagjerëve me targa AA 2227 KL. Pasi është parkuar në vendin e ngjarjes në sheshin e stadiumit “Flamurtari”, është afruar një automjet tip “Benz” me targa AA 523 BT, nga ku kanë zbritur 3 persona të armatosur dy prej tyre me armë automatike dhe një person me armë pistoletë.

Personat kanë kërcënuar me anë të armëve shtetasin Defrim Balilaj duke i marrë një shumë prej 4000 euro si dhe një shumë tjetër prej 15.350 euro të cilat i kishte të vendosur nën sedilen e shoferit dhe janë larguar në drejtim të rrugës Vlorë -Novoselë. Menjëherë janë vënë në ndjekje shërbimet policore ku është bërë e mundur bllokimi i automjetit me targa AA 523 BT në afërsi të fshatit Panaja dhe rreth orës 10.00 është bërë kapja në flagrancë e një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje Armand Kuqi. Në vendin ku është bërë vjedhja janë kryer veprimet e nevojshme proceduriale, nga te cilat ka rezultuar se furgoni tip “Mercedes” me targa AA 227 KL, rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Defrim Balilaj.

Grabitësit: Jemi Policia e Shtetit
Në funksion të hetimit është pyetur shtetasi Defrim Balilaj mbi ngjarjen, i cili dhe tregon se është pronar i një furgoni që bënë linjën Vlorë-Venecia Itali dhe ditën e shtunë ka nisur në drejtim të shtetit Italian dy shok të tij me këtë furgon duke qënë se ka patur probleme familjare. Ai tregon se furgoni është kthyer në mëngjesin e datës 25 shtator 2018 dhe është drejtuar nga dy shokët e tij Ilir Meto dhe Barjam Ismaili,të cilët e kanë sjellë në zonën përpara stadiumit Flamurtari, aty ku ata kanë pikën e nisjes dhe mbërritjes së tyre. Aty kanë ndaluar dhe kanë filluar të zbresin pasagjerët e në momentin që po bënin këtë punë u janë afruar tre persona me një automjet ngjyrë e errët ku njëri prej tyre me një trup të shkurtër me një pistoletë në dorë i afrohet i thotë “Policia e Shtetit” dhe i merr nga xhepi 4000 euro.

Në këtë moment e shtynë dhe fillon të marrë dhe shumën tjetër të parave e cila është përllogaritur në vlerën e 19.450 euro, të cilat u përkisnin disa personave të ndryshëm në shtetin Italian dhe i kishin dy personat që kanë drejtuar këtë automjet. Dëfrimi deklaron se nuk ka dyshime mbi këtë ngjarje dhe se për një nga shumat është njoftuar në telefon vetëm për 4000 euro të dërguara nga një shtetas i cili quhet Pëllumb. Ai deklaron se në vjedhje ishin dhe dy persona të tjerë të cilët kanë qëndruar në automjetin e tyre me kallashnikov në dorë njëri përpara dhe tjetri pas makinës. Po kështu është pyetur shtetasi Barjam Ismaili i cili deklaron se punon si shofer me Defrimin. Tregon se ka bërë dy rrugë në drejtim të Italisë me të së bashku me një shofer tjetër Ilir Meto. Ai tregon se ka ardhur në Shqipëri dhe këtu Iliri është takuar me Defrimin të cilit i ka dhënë një shumë parash për të cilat ai nuk ka dijeni pasi vetë Iliri i ka marë dhe i transportuar ato. Është pyetur Ilir Meto i cili tregon se punon për Dëfrim Balili dhe prej Italisë ka marë shuma parash për të transportuar në Shqipëri por pa e ditur me saktësi sa.

“Katër mijë euro mi dërgoi dhëndri”
Në lidhje me autorët e ngjarjes dhe dinamikën e saj ata të dy e tregojnë në të njëjtën mënyrë si dhe Dëfrimi. Për këtë ngjarje është pyetur Selim Gjomema, i cili tregon se dhëndërri i tij Pellumb Thanasi i kishte dërguar një shumë euro dhe se kur ka shkuar në vendin ku do të merte porosinë nga Defrimi janë vjedhur nga këta shtetas. Gjatë hetimeve paraprake të çështjes janë kryer një sërë veprimesh hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, është mbajtur procesverbal për sekuestrimin e provave në vendgjarje, është bërë kqyrja dhe sekuestrimi i automjeteve të përfshira në ngjarje, si dhe janë pyetur disa shtetas rreth dijenisë së tyre për rrethanat e cëeshtjes.

Makina u braktis në zonën e Panajas
Kështu në vijim të veprimeve janë gjetur në fshatin Panaja në një kodër poshtë pemëve të ullinjëve në një distancë 5 metër në pjerrtësinë e kodrës një kapuç me ngjyrë të zeze me dy vrima në mesin e saj, një palë dorashka me ngjyrë të bardhë të kthyera nga ana e brendeshme të cilat janë marë në cilësinë e provës materiale. Nga kontrolli i territorit në drejtim të vendit ku u larguan autorët u konstatua në fshatin Panaja një automjet Audi me taraga AA625IR i cili ndodhet i parkuar në anën lindore të rrugës Vlorë Panaja e konkretishte në parkingun e bare Helios. Nga verifikimi i këtij mjeti i cili ishte i hapur rezulton se në kroskotin e makinës janë gjetur dokumentacioni i mjetit me targa AA 625 IR, një kupon tatimor, katër mbajtëse kartash telefoni tre vodafoni dhe një mobile. Dy karta karburanti dhe një kartë shëndeti në gjuhë të huaj të cilat sekuestrohen në cilësinë e provës materjale.Nga kqyrja e automjetit “Mercedez Benc” me targa AA523BT, u gjetën në cilësin e provës materjale dy armë automatike, model 56 me numra 01444 -83 dhe arma tjetër e ka të fshirë numrin por në pjesën e gypit të gazrave 4299, si dhe në bagazhin e mjetit u gjetë një mëngë bluze me ngjyrë të zezë me dy vrima. Nga tërësia e akteve dhe veprimeve të para hetimore të kryera për këtë procedim krijohet një bazë të dhënash dhe dyshimesh të mbështetura në prova që shtetasi i arrestuar Armand Kuqi në bashkëpunim me persona të tjerë kanë vjedhë nën kërcënimin e armëve autobuzin e pasagjereve në pronësi të Dëfrim Balilaj.

ma.me

Next Post
Një moment i freskët për Ballkanin

Një moment i freskët për Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In