• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet grabitja me armë tek Unaza e Re, shpallet në kërkim autori, në pranga shoku i tij

by A R
28/06/2023 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë autorin e vjedhjes së një pike të këmbimit valutor, të ndoshur rreth 4 ditë më parë.

Në një noftim ëpr mediat, policia bën me dije se Artan (Marius) Tafani, i cili ka qenë më parë i dënuar për vjedhje, është autori i grabitjes, i cili është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërsa në prangat e policisë ka rënë 35-vjeçari Enio Mecaj, i cili ndihmoi autorin që të fshihte biçikletën e përdour në grabitje, duke penguar policinë të zbardhë ngjarjen e plotë.

Tiranë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 24.06.2023, ku në Unazë të Re, një shtetas nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Round”, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Vihet në pranga një shtetas i cili me veprimet e tij ka penguar zbulimin e ngjarjes, nga punonjësit e Policisë.

Sekuestrohen biçikleta dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit, si dhe një automjet i vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur me datë 24.06.2023, kanë vijuar punën intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje dhe personave të tjerë të implikuar, si dhe vënies së tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Round”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi A. (M). T., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Fier.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. (M). T., më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Shtetasi E. M., i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Next Post
Tronditet Nju Jorku, babai vret me hark të bijën 3-javëshe, shigjeta kap edhe nënën që e mbante në krahë

Tronditet Nju Jorku, babai vret me hark të bijën 3-javëshe, shigjeta kap edhe nënën që e mbante në krahë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In