• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet formulari, si do të bëhet njehësimi i diplomave

by A R
11/01/2017 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit ka publikuar procedurën e plotë që ndiqet për njehësimin e diplomave. Sipas Ministrisë së Arsimit në rastin e aplikimit online, aplikanti plotëson online aplikimin, si dhe dërgon në rrugë postare dokumentacionin përkatës (hard-copy) në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në rastin e aplikimit vetëm në rrugë shkresore, aplikanti përcjell dokumentacionin në rrugë postare në MAS.

Dokumentacioni i dërguar me postë depozitohet në Sektorin e Protokollit në MAS, ku merr dhe numrin e regjistrit përkatës.

Në rastet kur aplikimi kryhet vetëm hard-copy, Sektori i Protokollit regjistron dhe hedh të dhënat në sistemin online. Në përfundim të procedurës Sektori i protokollit i dërgon me e-mail aplikantit username dhe passëordin e tij, të krijuar gjatë procesit të hedhjes së të dhënave. Aplikanti bën ndryshimin e passëordit online.

Verifikimi i dokumenteve:
Sektori i Njohjes së Diplomave, kryen verifikimin e autenticitetit të diplomës apo certifikatës në rastet kur këto dokumente nuk janë të pajisur me Vulë Apostille/Legalizim, apo nuk janë të legalizuara në vendin e origjinës sipas përcaktimeve në këtë udhëzim, si dhe në rastet e dokumentacionit të lëshuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rast Sektori kontakton me e-mail ose në rrugë postare me institucionin që ka lëshuar diplomën apo certifikatën përkatëse. Sektori mund të kërkojë dhe informacion të mëtejshëm që e konsideron të nevojshëm për vlerësimin objektiv për njohjen dhe njësimin e diplomës apo certifikatës.

Sektori kërkon informacion pranë qendrave të rrjetit evropian të informimit dhe njohjes së diplomave (ENIC – NARIC), mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë, vlefshmërinë e diplomave apo certifikatave, nivelin e tyre sipas kornizës kombëtare apo europiane të kualifikimeve, si dhe informacion tjetër shtesë në funksion të njësimit të diplomës.

Procedurat për marrjen e vendimit
Për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave të lëshuara në përfundim të programeve të studimit që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, përveç gradës shkencore “Doktor”, ngrihet Komisioni i Njohjes së Diplomave, në përbërje të të cilit janë nëpunës të Drejtorisë së Arsimit të Lartë dhe Shkencës në MAS dhe drejtohet nga drejtori i kësaj drejtorie.

Komisioni i Njohjes së Diplomave vlerëson, njeh dhe njëson, në bazë të Kornizës Europiane të Kualifikimeve, të Kornizës së Kualifikimeve të vendit të origjinës dhe të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, sipas parimeve dhe standardeve ndërkombëtare të njohjes së kualifikimeve, përcaktuar në dokumentet, marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat përfshihet vendi ynë, duke respektuar dhe parashikimet e kuadrit ligjor shqiptar në fuqi.

Komisioni i Njohjes së Diplomave merr vendimin për njohje dhe njësim ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen Sektorit, për plotësime të nevojshme në dokumentacion, sipas udhëzimit përkatës. Sektori në bazë të vendimit të Komisionit  përgatit vërtetimin e njohjes dhe njësimit, për çdo aplikant. Në rastet e mosnjohjes së diplomës apo certifikatës, Sektori përgatit përgjigjen përkatëse për aplikantin.

Për njohjen e gradave shkencore ngrihen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsim, komisione ad hoc sipas fushave përkatëse me pedagogë ekspertë të fushës të kategorisë “Profesor”, i cili mblidhet në varësi të numrit të aplikimeve dhe shqyrton dosjet përkatëse. Kryetar i komisionit është ministri i Arsimit dhe Sportit. Komisioni përkatës nuk mund të mblidhet më vonë se 15 ditë kalendarike pas njoftimit për shqyrtimin e një aplikimi.

Në përfundim të procedurave të shqyrtimit komisioni firmos procesverbalin dhe ministri i Arsimit dhe Sportit lëshon vërtetimin për njohjen e gradës shkencore.

Vërtetimi  i njohjes dhe njësimit është i aksesueshëm on-line në çdo kohë nga aplikanti, kundrejt username-t dhe passëord-it të tij për aplikantët që kanë ndjekur procedurën e aplikimit online.

Koha
Procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të fituara në përfundim të studimeve të kryera jashtë vendit, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në këtë udhëzim, përfundojnë brenda 45 ditëve në rastet e aplikimit online, dhe brenda 3 muajve në rastet e aplikimit në formë shkresore.

Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk mban përgjegjësi për vonesa që vijnë për shkak të mungesës së përgjigjes, ose të përgjigjes së vonuar nga ana e aplikantit për dorëzimin e dokumenteve plotësues apo për mungesën e përgjigjes/përgjigjes së vonuar të institucionit të arsimit të lartë që ka lëshuar diplomën, apo qendrës kombëtare përkatëse të rrjetit ENIC-NARIC.

Afatet e përcaktuara në këtë udhëzim për njësimin e kualifikimeve, gradave apo titujve i referohen datës së plotësimit të praktikës me të gjithë dokumentacionin.

Periudha e vlefshmërisë:
Vërtetimi është gjithmonë i vlefshëm (vetëm në Republikën e Shqipërisë) përveç rastit kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Komisioni i Njohjes së diplomave

Kostot
Tarifa për njohjen dhe njësimin e certifikatave dhe diplomave që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të kornizës shqiptare të kualifikimeve dhe kornizës europiane të kualifikimeve (me përjashtim të njësimit të gradave shkencore), për çdo diplomë që kërkohet të njësohet, është 2,000 (lekë për aplikimet e kryera online dhe 4,000 (katër mijë) lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore. Për gradat shkencore tarifa për çdo diplomë që kërkohet të njësohet, është 3,500 (tre mijë e pesëqind) lekë për aplikimet e kryera online dhe 5,000 (pesë mijë) lekë për aplikimet e kryera vetëm në formë shkresore.
Për aplikimin online ndiqen procedurat e pagesës të parashikuara në manualin përkatës.
Për aplikimin vetëm në rrugë shkresore, pagesa kryhet në llogarinë bankare të MAS të përcaktuar në faqen ëeb të MAS në seksionin përkatës të njohjes së diplomave. Mandatpagesa dorëzohet me dosjen e aplikimit për aplikimin shkresor.

Dokumentacioni i nevojshëm:
Aplikimi mund të kryhet online ose vetëm në formë shkresore. Në të dy rastet aplikanti duhet të dorëzojë në rrugë postare në MAS dokumentacionin e mëposhtëm, për njësimin e certifikatave dhe diplomave universitare të nivelit 5 deri në nivelin 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) dhe Kornizës Europiane të Kualifikimeve (KEK) (me përjashtim të diplomave të doktoratës), i cili duhet të përmbajë:
-Formularin e aplikimit të plotësuar individualisht, i cili shkarkohet nga faqja zyrtare e MAS (në rast se aplikohet vetëm në formë shkresore), ose atë të printuar pas aplikimit online (në rast se aplikohet online).
-Diplomën  ose certifikatën që vërteton përfundimin e studimeve (në rastet kur ky përbën dokumentin zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën).
-Listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës;
-Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës.
-Mandat-pagesën hard-copy (në rastet kur aplikimi kryhet vetëm në rrugë shkresore).

/shqiptarja.com

Next Post
Të mërkurën moti me vranësira dhe reshje lokale

Sot mot me kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi për çdo qytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In