• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet Drafti/ 18 vite burg për shkaktarët e aksidenteve me vdekje

by A R
28/09/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo shofer i dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike nuk do të mund të favorizohet më nëse shkakton një aksident me pasojë plagosje apo vdekje.

ReportTv ka zbardhur draftin e eskpertëve të cilët propozojnë deri në 18 vite burg për këdo që shkakton një aksident me pasojë vdekjen sic ishte rasti më i fundit ku efektivi i policisë në Kamëz u aksidentua nga një shofer me precedent në shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe nën efektin e alkoolit.

“Unë shumë shpejt do propozoj një amendim në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”. Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve por si “plagosje” apo “vrasje”. Ishte ky propozimi i Ministrit Tahiri që pritet që shumë shpejt të përfundojë si projekt në komisionin e ligjeve e më pas të marr votat e deputetëve për ndryshimin e Kodit Penal.

Dhe pse zyrtarisht drafti është ende në diskutim, ReportTv ka mundur të sigurojë një kopje të tij të propozuar nga ekspertët ku tashmë nga dy nene që ka aktualisht për aksidentet rrugore dhe pasojat e shkaktuara shkon në tre numri i tyre dhe për herë të parë futet termi ‘vrasja’ nga mos respektimi i normave të sjelljes në rrugë.

Në faksimilen e Ministrisë, neni 290-1 formulohet si më poshtë “Cilido që shkakton vdekjen e një personi duke shkelur normat e sjelljes rrugore do të dënohet me burg nga 2 deri në 7 vite.

Dënimi më i rëndë që propozohet me ndryshimet e kodit penal është ajo e pikës 2 ku çdo person në ndikimin e alkoolit, drogës që shkakton me automjet aksident nga pakujdesia me vdekjen e një personi dënohet nga 8 vite në 10 vite burg.

Kjo pikë shtohet si risi pasi aktualisht aksidenti me pasojë vdekjen i shkaktuar nga një drejtues mjeti nën efektin e alkoolit apo lëndëve psikotrope ka si masë ndëshkuese 3 vite burg.

Ndëshkimet e reja të propozuara për shkelësit e ligjit prekin dhe drejtuesit e motorrave dhe çiklomotorrave që nuk respektojnë rregullat dhe për ta.

Ndërsa çdo aksident me pasojë vdekjen e një apo më shumë personave e shkaktuar nga mos respektimi i rregullave të qarkullimit si manovër e gabuar, mosrespektim kufizim shpejtësie, semafori dhe sensin e lëvizjes propozohet të ndëshkohet me dënim maksimal deri në 18 vite.

Ndëshkimi rritet dhe për drejtuesit e mjeteve të cilët largohen nga vendi i aksidentit, kur ata kanë shkaktuar vdekjen e një personi marrin një dënim shtesë prej 5 vitesh dhe tre vite pë rata që largohen dhe pse kanë shkaktuar një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori. /a.m.

Next Post
FOTOT/ 20-vjeçarja nxjerr në ankand virgjërinë: Dua të studioj jashtë për mjekësi

FOTOT/ 20-vjeçarja nxjerr në ankand virgjërinë: Dua të studioj jashtë për mjekësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

I quajti “tufë budallenjsh”, Gonxhja sqaron deklaratën për protestuesit: E kisha për të dhunshmit

July 29, 2026
Çmimi i një numri të gabuar

Çmimi i një numri të gabuar

July 29, 2026
“PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita 63.95%”, Rama u përgjigjet akuzave për “regjim” me raportin e AMA-s

“PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita 63.95%”, Rama u përgjigjet akuzave për “regjim” me raportin e AMA-s

July 29, 2026
Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

July 29, 2026
Tragjedia me tre viktima në Postribë, nis me një minutë heshtje mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër

Tragjedia me tre viktima në Postribë, nis me një minutë heshtje mbledhja e Këshillit Bashkiak në Shkodër

July 29, 2026
“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

July 29, 2026
Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 29, 2026
Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

July 29, 2026
Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave

Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave

July 29, 2026
Rikthimi i telenenovelës që shënon fundin e protestës

Rikthimi i telenenovelës që shënon fundin e protestës

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com