• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dëshmia e Qosajt në Prokurori, mbante në shtëpi lapidarin e të vëllait

by A R
03/09/2016 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dyshoja se po më qëllonin nga shpati i malit”. Kështu e ka justifikuar nisjen e luftës me policinë, David Qosaj. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se autori i vrasjes së efektivit Ardian Kodra vuan nga çrregullime të personalitetit.

Nga kontrolli i bërë në banesën e Qosajt pas arrestimit të tij, ekspertët kanë gjetur edhe diçka të dyshimtë. Bëhet fjalë për përmendoren e të vëllait të vdekur pak vite më parë.

Hetimi ka zbardhur edhe dinamikën e vrasjes së Kodrës. Ai është qëlluar pranë zemrës, në sqetullën e majtë. David Qosja mbajti dje për orë të tëra nën terror fshatin Torovicë të Lezhës ndërsa u neutralizuar nga efektivët e FNSH-së.

Ndërkohë, pas krehjes së zonës policia ka konfirmuar se askush nuk ka qëlluar drejt Qosajt, i cili ndodhej i vetëm në banesë./r.a

Dinamika pas njoftimit për të shtëna në ajër:

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë,  në mbajtjen nën kontroll të situates deri në ardhjen e forcave të specializuara të policisë pasi Qosja njihej në komunitet si person me probleme mendore por nuk ka të dhëna akoma të konfirmuara zyrtarisht. David Qosaj,  ishte mbyllur brenda në banesen e tij dhe po hapte zjarr kundër policisë.

Në vendngjarje, ka mbërritur F.N.Sh-ja , për mbështetje ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri me shtetasin David Qosaj,  ka mbetur i vrarë punonjësi policisë  i F.N.Sh-së, Ardian Kodra 47 vjeç, banues në Shkodër.

Për shkak të rrezikshmërisë së autorit të krimit,  në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e RENEA-s, ku pas një operacioni, u arrit që shtetasi David Qosaj  të neutralizohej dhe të kapej .

Në  cilësinë e proves materiale u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56  me dy krehëra fishekësh.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale  “Vrasje e punonjësve të policisë së  shtetit ” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Next Post
Ish-pronarët, të hënën nis plotësimi i dosjeve me mangësi

Ish-pronarët, të hënën nis plotësimi i dosjeve me mangësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In