• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet dëshmia e policit që ndaloi Kurtin: U rrëzuam të dy përtokë! Kishte vështirësi në frymëmarrje…

by A R
24/10/2022 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen dëshmitë e dhënë para hetuesve të efektivëve që shoqëruan mbrëmjen e 19 tetorit në komisariat Lear Kurtin, ku ky i fundit humbi jetën në rrethana të paqarta.

Burime për “News24” thanë se AMP ka marrë në pyetje rreth 10 efektivë.

Dëshmitë:

“Rreth orës 23:07 bashkë me dy kolegët ishim në patrullim me makinë në rrugën “Riza Çuka” dhe në një moment konstatuam një të ri, i cili po ecte dhe kreu disa veprime të dyshimta. Në bazë të kësaj i kërkova verifikim. I kërkova mjet identifikimi, por ai nuk kishte.

Më pas e pyeta nëse kishte sende të kundërligjshme me vete dhe më pas sa dola nga automjeti, i riu u largua me vrap. Pasi e ndoqa pas 2 minutash arrita ta ndaloj përballë një marketi. Pasi e ndalova, si unë ashtu edhe i riu u rrëzuam përtokë dhe në këtë moment u afruan edhe dy kolegët e mi. E ngritëm në këmbë të riun dhe kërkuam ndihmën e patrullave. E ulëm në trotuar dhe pamë që i riu kishte vështirësi në frymëmarrje.

Menjëherë kontaktova me drejtorinë vendore dhe kërkova një autoambulancë dhe që i riu të ndjehej më mirë e futëm në makinë, jo në makinën që kisha në shërbim, por në makinën tjetër. Filloi të ndihej më mirë dhe i thamë të qetësohej, ndërkohë që aty erdhën patrullat me kod 20 dhe 22. Në këtë moment kolegu tjetër i vendosi prangat dhe më pas u kthyem për të kontrolluar rrugën nëse kishte hedhur apo jo sende të kundraligjshme por nuk gjetëm, kurse patrulla tjetër e dërgoi të riun në komisariat.”

Më pas vijon dëshmia e efektivit tjetër që thotë: “I riu fërkonte gjoksin dhe ulte kokën poshtë. Kur arritëm në komisariat i riu u kap te sedilja e makinës dhe nuk donte që të dilte, më pas e nxorëm nga makina me vështirësi dhe sapo doli prej aty filloi të dridhej, të shtrëngonte dhëmbët dhe bënte lëvizje të pakontrolluara.

Menjëherë tentuam t’i jepnim ndihmë duke u munduar t’i hapnim gojën dhe i mbajtëm kokën mbrapa që të mos godiste pllakat, pasi po bënte lëvizje të pakontrolluara, i vendosëm një shkop hekuri në dorë pasi menduam për shenja epilepsie. Kolegët e mi njoftuan autoambulancën dhe duke parë gjendjen e tij, e futëm në automjet policie dhe e dërguam në spitalin e traumës pasi ambulanca po vonohej”.

Nga dëshmia e efektivëve disa momente kyçe:

-Efektivi deklaron se kur e ndaloi te riun u rrëzuan në tokë të dy. Filloi të ndjehej keq dhe qe ta ndihmonin e futen makinë për të qëndruar ulur. Deklaratë kontradiktore me AMP që tha se i riu u ndje keq në komisariat.

-Në komisariat u dërgua nga patrulla tjetër dhe jo nga patrulla që e ndaloi.

-I riu është mbajtur me forcë te sedilja e makinës dhe nuk donte të dilte dhe ta fusnin në komisariat.

-Në dëshmi efektivët thonë që ambulanca u vonua dhe prandaj e dërguan vetë në spital, ndërsa burime për Neës24 thonë që ambulanca shkoi në komisariatin nr.3

-Në deklaratë AMP thotë u ndje keq në komisariat, ndërsa efektivë kanë dëshmuar që, që në vendin që u ndalua u ndje keq dhe i merrej fryma.

/a.r

Next Post
Lindshmëri e ulët në Vlorë, nga 25 lindje në 24 orë, në 5 lindje në javë

Lindshmëri e ulët në Vlorë, nga 25 lindje në 24 orë, në 5 lindje në javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Albin Kurti ndihmoi Berishën”/ Beqiri: PD shfrytëzoi protestën, shqiptarët e kuptuan dhe e braktisën

July 8, 2026
Kosova drejt një kapitulli të ri politik, por rreziku i zgjedhjeve mbetet

Kosova drejt një kapitulli të ri politik, por rreziku i zgjedhjeve mbetet

July 8, 2026
Diabeti po bëhet “vrasësi i heshtur”, Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Diabeti po bëhet “vrasësi i heshtur”, Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

July 8, 2026
Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Sulme masive amerikane ndaj Iranit, goditen mbi 80 objektiva ushtarake

July 8, 2026
Tetë ekipe në garë, kompletohen të katërta sfidat çerekfinale të Botërorit 2026

Tetë ekipe në garë, kompletohen të katërta sfidat çerekfinale të Botërorit 2026

July 8, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me kthjellime, pasditja sjell vranësira në disa zona, ja sa do regjistrohen temperaturat

July 8, 2026
Dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara, nga fotoja familjare te seanca plenare, ja axhenda

Dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara, nga fotoja familjare te seanca plenare, ja axhenda

July 8, 2026
Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In