• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet dëshmia e gruas që pa vrasjen e Roan Brahimit: Djali po vraponte drejt nesh kur dy persona me skafandër qëlluan

by A M
15/05/2024 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Roan Brahimit, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë në Athinë.

Pjesë nga dokumentari:

Ai kishte vetëm pak ditë që kishte zbritur në Athinë. Me siguri ndoshta nga Dubai i largët, ku qëndronte prej kohësh. Aty ku kanë gjetur strehë shumë kriminelë shqiptarë, që nga viti 2021. Kur mbi ta filloi të bjerë drapri i drejtësisë dhe të vinin re me shqetësim se koha kur ata ishin të paprekshëm kishte përfunduar.

Por Roan Brahimi, që emrin e tij të vërtetë e kishte Sidorel Prendi, nuk kishte nga ta dinte se për të ky ishte fluturimi i fundit. Edhe pse ndoshta ai ka menduar se i kishte krijuar vetes kushtet e duhura të sigurisë, për t’iu shmangur armiqve të tij. Një mendim mesa duket i rremë, ku nuk përjashtohet edhe tradhtia që mund ta ketë ndjekur, te personat e tij të afërt me të cilët shoqërohej gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët mund të kenë qenë furnizuesit me informacione për kundërshtarët e tij e që duket se i kishin marrë masat mirë për ta futur në një kuti, nga e cila ai do ta kishte të vështirë të dilte i gjallë. Kjo kuti do të ishte familja e tij e ngushtë, të cilën prej kohësh, që nga përfshirja e tij në ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, ai kishte vendosur ta zhvendoste prej kohësh në Greqi.

Këtë informacion e dispononin edhe rivalët e tij, të cilët mesa duket ishin gjithë sy dhe veshë, në të dyja krahët, për të vëzhguar si duhet lëvizjet. Si në Dubai ku qëndronte ashtu edhe në Athinë ku jetonte bashkëshortja dhe djali i tij. Dhe momenti i duhur mesa duket nuk vonoi. Kjo pasi malli për familjen e detyroi Roan Brahimin të linte strehën e tij të sigurt në Dubai, dhe të merrte në fillimin e muajit maj, në vigjilje të Pashkëve Ortodokse avionin dhe të udhëtonte drejt Greqisë.

Një surprizë edhe për vetë bashkëshorten e cila tha për hetuesit se ajo nuk kishte asnjë dijeni për mbërritjen e tij në Greqi. “Unë nuk kisha asnjë dijeni që bashkëshorti im, do të vinte. Kjo ishte një surprizë që ai na kishte përgatitur. Vetëm kur erdhi ditën e shtunë, për Pashkë dhe e pashë në kishë”, thotë Katerina Beqo. Pra sipas bashkëshortes së tij, Roan Brahimi mendohet që ka mbërritur në Greqi, ditën e shtunë, më datë 4 maj. Pesë ditë para se ai të qëllohej për vdekje në rrugën ‘Bajron’ në zonën e Vyronas në Athinë, nga dy persona të cilët iu afruan me motor makinës me të cilën ai lëvizte. Ku në brendësi të makinës në këtë moment, ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e identifikuar si Katerina Beqo, me të cilën kishte edhe një djalë. E cila e lemeritur pa se si dy persona me skafandër në kokë, të hipur mbi motor, u afrua pranë xhamit të shoferit dhe qëlluan mbi drejtuesin e mjetit, që ishte bashkëshorti i saj. “Unë isha në makinë me të, por nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Pashë vetëm dy persona me skafandër që u afruan me motor dhe qëlluan. Më pas unë dola nga makina”, thotë Beqo.

Kjo skenë u pa edhe nga fëmija i tyre. I cili në këtë çast ndodhej në parkun e lojërave pranë vendit ku u krye ekzekutimi. Dhe sapo pa makinën e babait të tij, të parkuar në kryqëzimin e rrugëve Mesolongji dhe Tsaldari, pranë sheshit Lazarou vrapoi t’i hidhej në krah. Vrapim i cili u ndal nga dy personat me kokore, mbi motor, që qëlluan mbi babain e tij. Një moment rrëqethës, për një fëmijë që shikon atë skenë të babait të tij, të dergjur në timonin e makinës. Djali i cili më pas u mor nga gjyshja e tij, për t’u larguar nga vendngjarja. Një traumë që mesa duket do ta shoqërojë gjithë jetën. “Atë mbrëmje ne kishim shkuar për të marrë djalin në një kënd lojërash. Pasi e kishim lënë në shoqërinë e gjyshes së tij, mamasë time. Fëmija pa gjithçka. Djali po vraponte drejt nesh kur dy personat me kokore që po lëviznin me motor, qëlluan me dy plumba ndaj bashkëshortit. Dhe djali në këtë moment bërtiti: ‘babi, babi’. Tani djalin po e mban mamaja ime, ndërsa unë po rri në shtëpi pasi nuk jam aspak mirë”, thotë Katerina Beqo.

Next Post
Pengmarrja e fëmijëve/Nëna e të miturve: Nuk i mori peng, Aleksi na dhunonte psikologjikisht, isha në Itali sepse…

Pengmarrja e fëmijëve/Nëna e të miturve: Nuk i mori peng, Aleksi na dhunonte psikologjikisht, isha në Itali sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: 550 mln euro shtesë në buxhet, por qytetarët nuk shohin asnjë përfitim

Tabaku: 550 mln euro shtesë në buxhet, por qytetarët nuk shohin asnjë përfitim

May 28, 2026
Rusia paralajmëron sulme në Kiev, SHBA sfidon Moskën: Ambasada jonë nuk mbyllet

Rusia paralajmëron sulme në Kiev, SHBA sfidon Moskën: Ambasada jonë nuk mbyllet

May 28, 2026
Rama: Negociatat, peng i problemeve të BE

Integrimi në BE, ambasadori i Holandës mesazh të rëndësishëm Shqipërisë

May 28, 2026
Presidenti i Këshillit Evropian vizitë në Tiranë më 2 qershor, takime me Ramën dhe Begajn

Presidenti i Këshillit Evropian vizitë në Tiranë më 2 qershor, takime me Ramën dhe Begajn

May 28, 2026
“Sot mbrojtësit e Berishës janë SPAK dhe gjykatat”, deklarata e fortë e Zef Brozit: Ja krimet dhe vrasjet e kreut të PD

“Sot mbrojtësit e Berishës janë SPAK dhe gjykatat”, deklarata e fortë e Zef Brozit: Ja krimet dhe vrasjet e kreut të PD

May 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

May 28, 2026
Çupi: Ja pse dëshmia e Eric Wend sinjalizon qasje të re diplomatike të SHBA-së në rajon

Me ballistët nuk do të ishim në BE

May 28, 2026
“Dosja ulëret për drejtësi”, familja e Aleks Nikës letër të hapur BE: SPAK ka bezdi të merret me 21 Janarin!

“Dosja ulëret për drejtësi”, familja e Aleks Nikës letër të hapur BE: SPAK ka bezdi të merret me 21 Janarin!

May 28, 2026
Mojtaba Khamenei ngre alarmin: Po synohet destabilizimi i vendit

Mojtaba Khamenei ngre alarmin: Po synohet destabilizimi i vendit

May 28, 2026
Ish-zyrtari i CIA-s akuzohet për vjedhjen e 300 shufrave ari me vlerë 40 milionë dollarë

Ish-zyrtari i CIA-s akuzohet për vjedhjen e 300 shufrave ari me vlerë 40 milionë dollarë

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In