• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit që vrau të riun në Gramsh: Thikën me buton, e bleva në internet

by Java News
18/05/2023 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gramshi u trondit mesditën e së martës nga një ngjarje e rëndë, ku 16-vjeçari Fation Bici u vra me thikë, ndërsa u plagos kushëriri i tij.

Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër adoleshentët: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

“Ora” ka siguruar dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve, ku mësohet se vrasësi 15-vjeçar E. K ka pohuar se sherri mes dy grupeve fillimisht ka nisur te fusha e lodrave nw Gramsh, dhe më pas është transferuar tek shkolla “Asllan Shahini”, aty ku ka nisur dhe konflikti fizik mes tyre.
Dëshmia:

Shtetasi E. Servet. K, ka deklaruar se sot më datë 16.05.2023, ka shkuar në shkollën “4 Dëshmorët”, në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me tre shokë të cilët quhen S.M, Xh. Ç. dhe H. Ç.

Që të katërt ata, rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh ku nga grupi tjetër njeh shtetasin Q. H.

Kur kanë qënë tek fusha e lodrave janë sharë me njëri-tjetrin, gjithashtu edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer janë sharë. Konfliktin më shumë Q. e kishte me H.

Ndërsa dy ditë më parë, së bashku me tre shokët e tij, Xh., H. dhe S. kanë vendosur që ditën e sotme të shkonin ta takonim Q. dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet.

H. me vete kishte marrë një dorezë hekuri ngjyrë gold, Xh. kishte marrë me vete një dorezë hekur ngjyrë gold, ndërsa ai kishte marrë me vete një thikë që hapej me buton, të cilën e kishte blerë në internet për 1000 lekë të reja dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zëzë, ndërsa S. kishte marrë me vete thikë që hapët me dore dhe një dorezë hekuri.

Pas shkolle, H., S. dhe Xh.i kanë marrë një makinë dhe kanë ardhur në qytetin e Gramshit, ndërsa ai ka shkuar më pas.

Të katërt janë takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi janë takuar, janë nisur për te shkolla “Asllan Shahini”.

Kur kanë arritur, kanë parë Q. bashkë me shokët e tij, ku mund të ishin shumë persona.

Sapo janë afruar, H. ka filluar të flasë me Q. për të sqaruar debatin, ndërsa njëra nga djemtë që ishte me Q., e ka sharë nga robt. Personin që e ka sharë nuk e ka njohur, por ishte me flokët kaçurrela.

Deklaron se personi me flokët kaçurrela, e ka goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ai nuk e ka menduar gjatë, pasi i janë errësuar sytë dhe me dorën e djathtë, ka nxjerrë nga xhepi thikën me buton me hapje ngjyrë gri, me të cilën ka goditur personin me kacurrela.

Shton se nuk mban mend se ku e ka goditur. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur S. me grusht në bark.

Nuk mbaj mend nëse S. ka goditur njeri apo jo por pashë vetëm që S. u godit me grusht në bark.

Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata dhe më pas na kapi policia tek lumi.

Kur na kapi Policia, H. e kishte hedhur dorezën në tokë para se të na kapte Policia, unë hodha thikën e gjakosur, Xh. kishte hedhur dorezën që kishte dhe Stiveni kishte hedhur thikën e tij.

/s.f

Next Post
Ende nuk e ndjekin njëra-tjetrën në instagram, Gerta Gixhari zbulon të vërtetën e marrëdhënies me të motrën

Ende nuk e ndjekin njëra-tjetrën në instagram, Gerta Gixhari zbulon të vërtetën e marrëdhënies me të motrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Ikja e Vuçiç…

October 26, 2026

Krimi në familje/ Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

October 26, 2026
Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

October 26, 2026
Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

“Vandalët paguajnë!”- Masat e reja për dhunën, Macron kërkon gjoba deri në 10 mijë euro edhe për protestuesit që s’i kanë shkaktuar vetë dëmet!

October 26, 2026
Rusia kap dy agjentë ukrainas: Po përgatisnin sulm me dron ndaj mbrojtjes ajrore të Moskës

Rusia kap dy agjentë ukrainas: Po përgatisnin sulm me dron ndaj mbrojtjes ajrore të Moskës

October 26, 2026
Mblidhet grupi parlamentar i PS, i pranishëm edhe Rama! Kryeministri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, ja çfarë pritet të diskutohet (VIDEO)

Mblidhet grupi parlamentar i PS, i pranishëm edhe Rama! Kryeministri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, ja çfarë pritet të diskutohet (VIDEO)

October 26, 2026
Sulme masive me raketa e dronë në Ukrainë, 6 të vrarë dhe 9 të plagosur në dy qytete -

Lufta Rusi-Ukrainë, sulme me dronë dhe raketa nga të dyja palët! Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

October 26, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Dhuna në protestën e të dielës, Policia shpall në kërkim 20 persona, mes të arrestuarve edhe një shtetas gjerman!

October 26, 2026
“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

Zgjedhjet në Izrael, Trump mbështet fuqishëm mikun e tij Netanyahu: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

October 26, 2026
Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In