Zbardhen debatet në Kryesinë e PS/ Bushati paralajmëron lëvizje, të pakënaqur Majko, Xhafa, Kodheli

Rama Bushati 1

TIRANË

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë e PS. Teksa me shumë gjasa Bushati do të jetë jashtë listave të PS, për shkak të kritikave dhe përplasjeve me Ramën, ai ka deklaruar se angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.

“Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, mësohet se ka deklaruar Bushati.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se PS i ka dhënë gjithçka dhe se tani është koha të kontribuojë për PS.

“Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste dhe është koha të kontribuosh për PS”, ka thënë Rama.

Edi Rama është përballur me kritika dhe debate nga deputetët socialist rreth ndryshimeve të forta në lista.

Debatet kryesore i ka pasur me Pandeli Majkon Fatmir Xhafën, Mimi Kodhelin dhe Ditmir Bushatin, ndërsa me Bled Cucin ka pasur debat nëse duhet të ishte I treti apo I dyti në Qarkun e Gjiroakstrës. Debati ishte se Cuci kërkonte vendin e tretë, ndërsa objektivi bazë I PS është vendi I dytë.

Me Majkon ka pasur debat rreth pozicionit të tij në listë si nr. 19, që përbën dhe pozicionin e udhëheqësit politik të Qarkut. Majko I ka kërkuar të quhet dhe Rama bashkdrejtues poltik që të marrë dh ea përgjegjësi.

Ndërkohë Xhafa dhe Kodheli kanë debtuar për vendet e tyre jashtë zonës së sigurisë, por Rama e ka justifikuar këtë me përvojën e tyre të gjatë si socialist dhe mundësinë për vota popullore.

Ditmir Bushati ndëkrohë ka paralajmëruar ikjen e tij nga Partia Socialsite duke deklaruar se Shqipëria është më e madhe se Partia Socialiste dhe ai do ta vazhdoj luftën e tij deri në fund.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.