Bëhet publike axhenda e viztës zyrtare të ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, në Tiranë. Qëllimi i viztës së saj është që palët në Shqipëri të miratojnë në Kuvend Reformën e Drejtësisë. Fillimisht zyrtarja e lartë amerikane do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, në orën 14.30. Pas takimit me shefin e diplomacisë shqiptare, Nuland do të zhvillojë në 15.30 një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Duket se ky takim është edhe takimi më delikat i vizitës së zyrtares së lartë amerikane, pasi deri më tani PD-ja është kundër votimit të draftit për Reformën në Drejtësi, i cili mbështetet nga SHBA-ja dhe BE-ja. Pas takimit me Bashën, Nuland do të ketë edhe një takim me kryeministrin, Edi Rama, në qendër të të cilit do të jetë Reforma në Drejtësi, si dhe marrdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë.
Me. Ar