Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori ka vdekur për shkaqe natyrore.
Autopsia që i është bërë trupit të 31-vjeçarit ka zbuluar se Astori ka vdekur për shkaqe natyrale si pasojë e një ataku kardiak.
Sipas mjekëve në Udine, zemra e mbrojtësit ka rrahur fort deri në momentin që ka ndalur përfundimisht.
Mbrojtësi 31 vjeçar u gjet i vdekur në Udine, në një nga dhomat e hotelit ku “vjolët” ishin stacionuar në pritje të takimit me Udinesen.
a.ç