• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhet aktakuza për vdekjen e gruas së portierit Alban Hoxha

by Java News
22/10/2015 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë javë u mbajt seanca gjyqësore ndaj dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, në Tiranë, të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm ndaj Dorjana Hakës. Ndryshe nga seanca e parë, kjo e ditës së djeshme kaloi pa incidente.

Organi i akuzaës mundi që të lexojë në seancën e dytë gjyqësore, kërkesën për gjykim ndaj mjekut obstetër–gjinekolog P.R. dhe anestezistes, E.B..

Prokurori rindërtoi të gjithë ngjarjen që prej momentin kur e ndjera Dorjana Haka, bashkëshortja e portierit të Kombëtares, Alban Hoxha, ka mbërritur në maternitet për të sjellë në jetë fëmijën e parë, e deri kur ka ndërruar jetë.

Zëri i akuzës, kërkoi nga gjykata edhe pyetjen e 20 dëshmitarëve, ku binin në sy emri i drejtoreshës së maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu si dhe mjekut Mentor Petrela.

Drejtoresha Moisiu është thirrur dëshmitare edhe nga avokatët mbrojtës të dy mjekëve nën akuzë.

Aktakuza

Prokuroria theksoi se hetimi për vdekjen e Dorjana Hakës nisi në 4 dhjetor 2014, pas kallëzimit të bërë nga ana e babait të saj, Enver Haka.

I ati u ka thënë hetuesve se e bija, e cila priste të sillte në jetë fëmijën e parë, që në fakt lindi një djalë që gëzon shëndet të plotë, nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim shëndetësor, as para dhe as në momentin kur u dërgua në maternitet.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se në maternitet Dorjana është shoqëruar nga bashkëshorti, Alban Hoxha, prindërit dhe vjehrra e saj. Para se të shtrohej në maternitet – theksohet në dosje – vjehrra e Dorjanës kishte biseduar me një miken e saj, konkretisht anestezisten E.B. të maternitetit “Koço Gliozheni”, të cilat kishin planifikuar datën dhe orën e shtrimit për lindje.

Në dosje, theksohet gjithashtu se Dorjana Haka ka mbërritur në maternitet në orën 09:00 të datës 4 nëntor 2014. Fillimisht gjithçka dukej sikur shkonte më së miri, por pas lindjes tek Dorjana Haka janë vërejtur probleme shëndetësore dhe disa ditë më vonë e reja ka ndërruar jetë.

Pakujdesia në mjekim

Duke argumentuar akuzën e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekëve P.R. dhe E.B., prokuroria thekson në dosje se kontrolli pas operacionit në rastin e Dorjana Hakës ka qenë i pamjaftueshëm.

“Rekomandimet e mjekëve të shënuara në kartelën klinike të pacientes, lidhur me kryerjen e analizave, janë realizuar me shumë vonesë”, thuhet në dosje.

Mandej theksohet se duke iu referuar të dhënave të përshkruara në kartelat klinike të repartit Obstretik­-Gjinekologjik të spitalit “Koço Gliozheni” dhe Klinikës së Neurologjisë në Spitalin “Nënë Tereza”, rezulton se shkak i vdekjes së Dorjana Hakës me mundësitë më të mëdha ka qenë arresti kardiak.

Në përfundim, referuar aktekspertimit të kryer nga ekspertë të mjekësisë ligjore, prokuroria thekson se mjekët e pandehur nuk kanë marrë masat e nevojshme para dhe pas operatore për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka, e cila më pas ka gjetur vdekjen./GSH

Next Post

Slloveni, brenda 24 orëve mbërrijnë 12 600 emigrantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In