Një aksident ka ndodhur sot në një minierë në Martanesh. Policia e Dibrës sqaron se një minator ka qenë duke salduar, por nga çlirimi i gazit ai është asfiksuar.
Në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë të cilët gjithashtu janë asfiksuar. Të tre personat janë nxjerrë nga galeria dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
“Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes“, sqaron Policia.
/a.r