• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen tarifat për të gjitha fakultetet, ja sa duhet të paguajnë studentët për vitin shkollor

by A R
08/06/2017 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen tarifat e shkollimit për të gjitha programet e studimit që ofrohen në 12 universitetet publike në vend.

Tarifat vjetore variojnë nga 25 mijë lekë në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për ciklin e parë të studimeve, deri në 40 mijë lekë në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Shkencave Sociale.

Ndërkohë, cikli i dytë i studimeve do të jetë disa herë më i shtrenjtë, ku për një vit shkollor, studentët që do të mbyllin 3 vitet e para, do të duhet të paguajnë sipas profilit që do të ndjekin nga 63 mijë deri në 204 mijë lekë.  Në tabelat bashkëngjitur janë tarifat e shkollimit për 35 programe studimi që ofron Universiteti i Tiranës, i cili këtë vit ka kërkuar shtim të numrit të kuotave për disa programe studimi.

Në universitetet publike do të pranohen 22.420 maturantë, pa përfshirë kuotat e miratuara për shqiptarët nga trojet. UT do të pranojë 5378 studentë, Universiteti i Mjekësisë 817 studentë, Politekniku 1407 kuota pranimi, 2679 studentë do pranohen nga Universiteti Bujqësor, ndërsa Artet kanë 219 kuota për studentët dhe Sportet pranojnë 300 studentë. Ndërkohë, tashmë maturantët janë në fazën e dhënies së provimeve, ndërsa më herët ata kanë bërë edhe zgjedhjet përkatëse për fakultetet ku dëshirojnë të studiojnë.

Tarifat

Në Universitetin e Tiranës, tarifat e studimit ashtu siç ka theksuar edhe rektori Mynyr Koni, nuk do të ndryshojnë, por do të jenë në të njëjtin nivel me vitin e shkuar akademik. Tarifat në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 mijë lekë, që është pagesa minimale, deri në 40 mijë lekë maksimalja. Të gjitha programet e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë e kanë tarifën e shkollimit 30 mijë lekë, te Fakulteti i Shkencave të Natyrës të gjitha programet e studimit e kanë tarifën 25 mijë lekë, po ashtu dhe te Gjuhët e Huaja, tarifa është 25.000 lekë në vit.

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë kanë tarifën më të lartë të shkollimit, prej 40 mijë lekësh. Ndërsa, Fakulteti i Ekonomisë për të gjitha programet e studimit përfshi edhe programin e studimit që ofrohet në filialin e Sarandës, tarifën e shkollimit për vitin e ri akademik 2016-2017 do ta ketë 35.000 lekë. Universiteti i Arteve e ka tarifën e shkollimit për të gjitha programet e studimit 40 mijë lekë në vit. Nga universitet e tjera, ai i Sporteve e ka miratuar tarifën 35 mijë lekë në vit.

Universiteti Politeknik i Tiranës ka diversitet më të madh të tarifave, pasi tarifën më të ulëtën e ka 25 mijë lekë, më tej ka disa programe studimi me tarifë 30.000 lekë në vit ku përfshihen disa profile të inxhinierisë, si ajo Elektronike, Informatike dhe Telekomunikacioni. 35 mijë lekë e ka vetëm Inxhinieria e Ndërtimit. Ndërkohë, Arkitektura dhe Urbanistika kanë tarifat më të larta të shkollimit prej 40 mijë lekësh në vit. Po ashtu, edhe Universitetit Bujqësor të Tiranës i variojnë tarifat e studimit nga 25 mijë lekë në vit për një pjesë të madhe të programeve të studimit që ofron, deri në 40 mijë lekë, që është tarifa më e lartë e shkollimit dhe e ka programi i studimit Mjekësi Veterinare.

Në programin Menaxhim Agrobiznesi këtë vit akademik pritet që studentët të paguajnë 35.000 lekë në vit për të ndjekur studimet, ndërsa për degën Ekonomi dhe Politikë Agrare tarifa do jetë 30.000 lekë. Tarifat më të larta të studimit në krahasim me universitet e tjera i ka Mjekësia. Sipas vendimit të Senatit Akademik të këtij universiteti, këtë vit ato variojnë nga 35 mijë lekë deri në 45 mijë lekë në vit. Në programet e studimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, me përjashtim të Infermierisë së Përgjithshme, që e ka tarifën 40 mijë lekë, studentët e programeve të tjera do paguajnë për një vit studimi 35 mijë lekë në vit. Ndërsa tri programet e tjera Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji do ta kenë tarifën 45 mijë lekë.

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Durrës, si vitin e shkuar edhe këtë vit do të ruajë tarifat e unifikuara për të gjitha programet e studimit, pra pagesa që do bëjnë studentët për të studiuar në këtë universitet është 25 mijë lekë. Po ashtu, tarifën e studimit prej 25.000 lekësh në vit për të gjitha programet do ta ketë edhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Universitetet e tjera të rretheve, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do ta kenë tarifën vjetore të studimit pothuajse për të gjitha programet 20 mijë lekësh. Universitetet publike në vend këtë vit do të pranojnë mbi 22 mijë maturantë./Shekulli

Next Post
FOTOT spektakolare/ Kurora e gjelbër e sheshit ‘Skënderbej’, një ‘pyll’ i vogël në zemër të Tiranës

FOTOT spektakolare/ Kurora e gjelbër e sheshit 'Skënderbej', një 'pyll' i vogël në zemër të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In