• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhen statistikat për Shqipërinë: Çdo vit tre mijë vdekje nga ajri i ndotur

by A M
17/12/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndotja e ajrit mbetet problem në qytetet më të mëdha të vendit, duke ndikuar ndjeshëm dhe në cilësinë e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Tirana është qyteti me ndotjen më të lartë gjithëvjetore, e ndjekur nga Elbasani, më pas Durrësi, Korça dhe Shkodra. Me financim të Bashkimit Evropian, që synon ta afrojë vendin me “Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, këto 5 qytete janë nën monitorim për cilësinë e ajrit, zhurmës dhe gjelbërimit urban.

“Arsyeja pse Tirana zë vendin e parë është se ka ndërhyrja e madhe në sektorin e ndërtimit dhe punëve publike, pa harruar transportin, cilësinë e naftës dhe flotën e vjetër të automjeteve, qofshin publike apo private. Ndërkohë Elbasani ka një tipologji ndotjeje që varet nga industria metalurgjike apo e rëndë. Për shkak të kërkesë-ofertës që ka kjo industri dhe emetimeve që çlirohen atje të pamonitoruara shkarkohen mbi Elbasan. Pa harruar dhe ndërhyrjet infrastrukturore që po kryhen mbi shtratin e lumit Shkumbin”, tha Rodion Gjoka-ekspert mjedisi.

Në këtë sezon, qyteti me ajrin më të ndotur është Korça për shkak të djegies së lëndëve djegëse për ngrohje.

“Durrësi deri diku më të vogël se industrinë më të madhe ka portin në brendësi të qytetit, ndërsa Shkodra paraqitet më mirë nga ekspozimi ndaj ndotjes. Jo se nuk tejkalohen standardet dhe aty”, u shpreh ai.

Sektori i ndërtimeve dhe transportit janë shkaktarë kryesorë të niveleve të larta të ndotjes, ndërsa, sipas specialistëve, koston e ndotjes e paguajnë mushkëritë e qytetarëve. Çdo vit raportohen rreth 3000 vdekje si pasojë e ndotjes së ajrit.

“I vetmi që shprehet për këtë 4 vitet e fundit është institucioni i Agjencisë Evropiane të Mjedisit i cili nëpërmjet monitorimeve satelitore Copernicus ka thënë që çdo vit kemi të paktën 3 mijë vdekje të parakohshme ku 85% e tyre ndodhin kryesisht në Tiranë dhe për çdo person të ekspozuar mbi standardet për një kohë të gjatë kemi një ulje të jetëgjatësisë prej 185-188 ditësh”, deklaroi Gjoka.

Grupet më të rrezikuara nga ndotja e ajrit dhe zhurmave janë të moshuarit, të sëmurët kronikë, të sapolindurit dhe gratë shtatzëna. Për specialistët mbetet shqetësues fakti që Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk e monitoron cilësinë e ajrit dhe as instituti i Shëndetit Publik nuk raporton prej vitesh mbi incidencën e sëmundjeve të ndryshme të popullatës që lidhen më ndotjen dhe cilësinë e ajrit.

/a.d

Next Post
Operacionet “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, Balla: Komunitetet po mbrohen nga droga dhe personat me rrezikshmëri të lartë

200 mijë turistë vizituan Tropojën në 2023, Balla takim me kryetarin e bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In