• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbardhen skemat e transferimit të parave nga kompanitë e Kastriot Ismailajt nga 2006-2014

by
27/09/2015 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen skemat e transferimit të parave nga kompanitë e Kastriot Ismailajt nga 2006-2014

Zbardhen skemat e transferimit të parave nga kompanit e Kastriot Ismailajt, i dyshuar për aferat me kompanin çeke CEZ-Shperndarja dhe i arrestuar për akuzat e mashtrimit në shuma të mëdha dhe “pastrim të parave” në bashkëpunim.

Këto janë skemat që drejtoria e pastrimit të parave ka ndërtuar mbi bazën e transaksioneve të ndryshme bankare të kryera nga Ismailaj dhe punonjësit e tij. Këto skema, tashmë janë administruar në dosjen penale në ngarkim të të dyshuarit Ismailaj, ku janë renditur në mënyrë të detajuar parate e depozituara, të transferuara në llogarite e tij, tërheqjet në “cash” si dhe transferimet e shumave të mëdha që Ismailaj ka bërë jashtë Shqipërisë. Siç duket edhe në këto skema, transfertat bankare mes kompanive që drejton Ismailaj dhe personave të tjerë kanë nisur në vitin 2006 duke vazhhuar deri në maj të këtij viti, kur me urdhër të prokurorisë efektivët blu i vendosen prangat.

FOTO-1_1

Sipas këtyre skemave, Ismailaj brenda një periudhe të shkurtër ka kryer rreth 15 mln euro transaksione nga llogarit bankare duke pranuar e transferuar drejt disa shteteve. Mes tyre, Afrikë e Jugut, Kongo, Kenia, Republik Domenikane, Malajzi, Gjibraltar, Singapor, Belgjikë, Francë, Bullgari, Zvicer në shumë raste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet të njohura si ofsharë apo parajsa fiskale.

Në çdo transaksion të kryer, rezulton se Ismailaj është treguar i kujdesshëm, pasi në asnjë transfertë nuk kap shifrën e 1 mln eurove në një dërgese, por duke dërguar shuma të vogla në disa raste për të evituar kontrollin nga drejtoria e pastirmit të parave. Hetuesit thonë, se Ismailaj kishte informacion të sigurte pasi në dosje prokurorët thonë se në këto vende kërkesat ligjore apo kontrollet në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave janë të kufizuara. Sipas prokurorisë, dyshohet se këto transaksione kalonin nëpërmjet llogarive të kompanisë së Ismailajt, i cili mbante 3 % të vlerës dhe më pas shumën tjetër e transferonte në llogari të ndryshme të kompanive të huaja, që mendohet se po pastronin parat.

Nga ana tjetër, prokurorët thonë se pavarësisht hetimit të hollësishëm të të gjitha transaksioneve, ende nuk është arritur të evidentohet se ku janë dërguar parat që kompania e Kastriot Ismailajt “DIA” ka përfituar nga kompania çeke CEZ-Shpërndarja, e që kap shifrën e rreth 4.5 mln euro. Kjo shumë, sipas hetuesve është përfituar brenda 12 muajve, si detyrim për kompanin e Ismailajt për identifikimin e debitorëve, si dhe si një parapagesë për kostot operative të “DIA”-së për mbledhjen e borxheve të CEZ-Shpërndarjes.

Ndërkohë prokuroria tashmë ka sekuestruar disa llogari bankare të Kastriot Ismailajt dhe nënës së tij, që kapin shifrën e rreth 5 mln eurove. Për këto  prara ka nisur hetim edhe prokuroria për krime të rënda në bazë të ligjit “Antimafia” e cila të hënën do ti kërkoi Gjykatës së krimeve të rënda konfiskimin e kësaj shume dhe kalimin e tyre në favor të theasarit të shtetit. ABC NEWS

Next Post

Pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të martoheni me dikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Detin e Kuq, Huthët shpallin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Rriten tensionet në Detin e Kuq, Huthët shpallin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

July 20, 2026
Gonxhja: Lirohen çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme në bregliqenin e Pogradecit

Gonxhja: Lirohen çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme në bregliqenin e Pogradecit

July 20, 2026
Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit Kevin Keegan

Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit Kevin Keegan

July 20, 2026
Vapa dhe era rrisin rrezikun e zjarreve, 9 qarqe në Shqipëri me nivel të lartë alarmi / Instituti i Gjeoshkencave jep njoftimin e rëndësishëm

Vapa dhe era rrisin rrezikun e zjarreve, 9 qarqe në Shqipëri me nivel të lartë alarmi / Instituti i Gjeoshkencave jep njoftimin e rëndësishëm

July 20, 2026
Zjarr i madh mbi tunelin e Vlorës, flakët i afrohen banesave

Zjarr i madh mbi tunelin e Vlorës, flakët i afrohen banesave

July 20, 2026
Boom i filmave në Kinë! Shikuesit rikthehen në kinema, të ardhurat arrijnë shifra rekord

Boom i filmave në Kinë! Shikuesit rikthehen në kinema, të ardhurat arrijnë shifra rekord

July 20, 2026
Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

July 20, 2026
Dy ndërprerje në Kuvend, Balla kërkon shtyrjen e raportimeve të institucioneve për seancën e ardhshme

Dy ndërprerje në Kuvend, Balla kërkon shtyrjen e raportimeve të institucioneve për seancën e ardhshme

July 20, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

Sot dita më e nxehtë e vitit në Shqipëri, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në ditët në vijim

July 20, 2026
Kuçovë/ 58-vjeçari gjendet i vdekur në një guvë, ishte shpallur i zhdukur prej dy ditësh

Kuçovë/ 58-vjeçari gjendet i vdekur në një guvë, ishte shpallur i zhdukur prej dy ditësh

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In