• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen rolet në laboratorin e kokainës / Nipi i Enverit menaxhonte dy kimistët

by A R
27/03/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke kryer veprimet e fundit në hetimet për dosjen e trafikut të drogës nëpërmjet laboratorit të Xibrakës.

Pas 14 muajsh hetime, këtë javë prokuroria ka nisur njoftimin e akuzave për nëntë personat e akuzuar për mbajtje e trafikim lëndësh narkotike.

Burime zyrtare të prokurorisë kanë thënë se dosja penale pritet të dërgohet në gjykatë brenda 10 ditëve që vijnë, pasi po formulohet kërkesa për gjykim ndaj të akuzuarve. Në janar të këtij viti prokuroria shtyu afatin e hetimeve me 3 muaj për çështjen, pasi kërkohej kryerja e veprimeve hetimore të mëtejshme për zbardhjen e linjës së trafikut.
Dy prokurorët e çështjes u kanë njoftuar nëntë të pandehurve akuzat e trafikimit të drogës në formën e grupit kriminal të strukturuar. Pas kësaj procedure, të pandehurve do t’u njoftohet dërgimi në gjyq me akuza konkrete sipas rolit që kanë pasur në kryerjen e veprës penale.

ROLET NË TRAFIKUN E KOKAINËS

Sipas Prokurorisë, i pandehur është edhe shtetasi Genci Xhixha, në kërkim, pasi nuk ka qenë e mundur të arrestohej.

Ky person dyshohet se ka sjellë në Shqipëri kokainën të fshehur në lëndë kimike për përpunim lëkurash. Në Xibrakë është bërë më pas veçimi i drogës. Gentjan Gjonaj, i akuzuari tjetër, kishte gjetur vendin e laboratorit bashkë me Kelmend e Arjan Dalipin, duke marrë më qira ambientet e magazinave në Xibrakë.

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, lidhje e dorës së parë me Genci Xhixhën, menaxhonte dy “kimistët” kolumbianë, Cesar Avila dhe Valter Moreno, që bëni veçimin e drogës së mbërritur në tretë- sira kimike në Shqipëri. Saimir Batku, i kapur me një sasi droge në 14 janar 2015 në Tiranë, ka qenë transportuesi i lëndës nga Xibraka në Tiranë e Durrës për ta nisur në Gjermani, ku pritës dhe shpërndarës më tej i saj ka qenë Ilir Hyseni.

I gjithë hetimi filloi pas sinjaleve të ardhura nga Gjermania. Policia gjermane ishte shqetësuar së tepërmi nga sasia e madhe e kokainës që mbërrinte atje nga Shqipëria prej grupit që furnizonte Ilir Hysenin. Droga mendohet se nisej drejt Gjermanisë e fshehur në automjete, që modifikohej në një servis në zonën e “Kombinatit” në Tiranë.

HETIMI

Në datat 13 dhe 14 janar 2015, prokuroria dhe policia shqiptare vendosën në pranga nëntë persona, ndërsa sekuestruan rreth 20 kilogramë drogë në laboratorin e Xibrakës dhe në automjetet e nisura prej atij ambienti drejt Tiranës. Nga raportet e vëzhgimit të datës 13.1.2014, rezulton se ka qenë Ermal Hoxha që i ka marrë dy shtetasit kolumbianë nga magazina në Elbasan dhe i ka çuar në Tiranë.

Ermal Hoxha, mëngjesin e datës 14.1.2015, komunikon me një person tjetër në mënyrë që të mundë- sonte transportimin e dy personave për në Elbasan. Nga bisedat del se personat duhet t’i merrte Kelmendi. Nga raportet e vëzhgimit rezulton se në orën 10:30 Kelmendi ka hyrë ambientet e magazinës me mjetin e tij, nga ku kanë dalë edhe dy persona të veshur me të zeza që ishin shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valter Moreno. Në këto kushte, duke parë mënyrën se si këta persona vepronin, policia gjyqësore ndërhyri në kushte e flagrancës duke ushtruar një kontroll në magazinë.

Në momentin e ndërhyrjes, aty u gjetën Arjan Dalipi, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Cesar Avila dhe Valter Moreno, të cilët u arrestuan në flagrancë, pasi në ambientin e kontrolluar u zbulua një laborator për prodhimin e përpunimin e lëndëve narkotike.

Nga kontrolli dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se magazina shërbente për të fshehur një laborator për transformimin dhe përpunimin e substancave që kishin përmbajtje kokaine, të cilat pas kalimit në procese kimike, përmes ndërhyrjes së prekursorëve dhe substancave të tjera kimike, dilnin në një produkt përfundimtar që ishte lënda narkotike e dyshuar si kokainë e gatshme për t’u hedhur në treg.

Në magazinë, u sekuestrua në një peshore një sasi prej 436 gramë, e cila ka karakteristikat e kokainës. Të futura në qese apo thasë u sekuestrua edhe një sasi tjetër lënde pluhur me ngjyrë të bardhë, të përshkruara në detaje në këqyren e magazinës. U sekuestrua e futur në tre thasë një sasi me pluhur të kuqerremtë. I njëjti pluhur u gjend edhe në 30 qese plastmasi.

Në fuçi apo enë të ndryshme u gjetën edhe sasi të lëndësh kimike në gjendje të lëngshme apo tretësira, të cilat dyshohet se përdoreshin për procesin e përpunimit të substancës bazë ku ndodhej kokaina. / Panorama

Next Post

4 teoritë që të rrënqethin trupin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In